Page 262 - Demo
P. 262


                                    PËRKUFIZIMEHidrokarburet janë përbërje organike që përmbajnë vetëm karbon dhe hidrogjen. Grup funksionor është një atom ose një grup atomesh, i cili i jep përbërjes organike vetitë karakteristike. KONCEPTE KYÇEPërbërjet organike kanë një skelet bazë të hidrokarburit me grupe funksionore të lidhur në të.Përbërjet me grup funksionor të njëjtë formojnë klasa me veti të ngjashme, të quajtura seri homologe. KONCEPTE KYÇEAftësia e karbonit për të formuar lidhje të forta me katër atometë tjera, duke përfshirë këtuedhe atomet e karbonit, ështëbaza e shumëllojshmërisësë përbërjeve të tij. C-H. Këtu përfshihet shumica e përbërjeve të karbonit, edhe pse CO, CO2 dhe karbonatet konsiderohen përbërje inorganike. Studimi i kimisë organike ka rëndësi të veçantë për sa i përket të kuptuarit të kimisë (veçorive kimike) dhe biologjisë (veçorive biologjike) të organizmave të gjallë. (Studimi i kimisë së organizmave të gjallë quhet biokimi). Njohja e kimisë organike iu mundëson kimistëve të zhvillojnë dhe prodhojnë barna, plehra kimike (që përdoren në fushën e bujqësisë), anestezikë dhe produkte të tjera, efektet e të cilave janë të rëndësishme në proceset jetësore të njeriut. Krahas tyre ekzistojnë edhe shumë përbërje të tjera organike, të rëndësishme për shoqërinë. Ndër to përmendim polimerët si: polietileni dhe najloni, vetitë e të cilëve, p.sh., fleksibiliteti (përkulshmëria) dhe elasticiteti janë rezultat i drejtpërdrejtë i aftësisë unike të karbonit për të formuar vargje. Nga sa thamë më sipër, kimia organike ka një rol mjaft të rëndësishëm në jetën e përditshme, për vetë shumëllojshmërinë e përbërjeve organike. Për këtë arsye, studimi i saj kërkon kohë, punë kërkimore dhe njohuri të sistematizuara. Grupet funksionoreAftësia e karbonit për të formuar lidhje të forta me vetë atomet e karbonit dhe me hidrogjenin, çon në formimin e përbërjeve të qëndrueshme. Hidrokarburet përmbajnë vetëm karbon dhe hidrogjen. Hidrokarburet që përmbajnë vetëm lidhje njëfishe, quhen alkane. Shembull i një alkani është butani: −H − C − C − C − C −HH−H−H−H−H−H−H−HLe të shikojmë një përbërje tjetër, butanol-1:−H − C − C − C − C −OHH−H−H−H−H−H−H−HButani dhe butanol-1 kanë veti shumë të ndryshme: butani është gaz, ndërsa butanol-1 është lëng. Butani nuk vepron me natriumin, ndërsa butanol-1 vepron me natriumin dhe çliron hidrogjen. Është e qartë se grupi −OH te butanol-1 ndikon shumë në vetitë e skeletit joaktiv të butanit, tek i cili ai është lidhur. Grupi −OH tek butanol-1 është shembull i një grupi funksionor. Një grup funksionor, siç është p.sh., −OH, ka ndikim të njëjtë në skeletin e hidrokarburit në të cilin është lidhur, pavarësisht formës dhe madhësisë së tij.Ky fakt e thjeshtëson shumë studimin e përbërjeve organike, sepse të gjitha molekulat që përmbajnë të njëjtin grup funksionor mund të konsiderohen si pjesëtare të së njëjtës klasë, me veti të ngjashme. Sa më i gjatë të jetë vargu i hidrokarburit, aq më mbizotërues bëhet ndikimi i tij në vetitë e përbërjes. Për pasojë, te pjesëtarët e së njëjtës klasë vihet re një ndryshim gradual i vetive fizike dhe kimike me zgjatjen e vargut të hidrokarburit. Klasat e përbërjeve organike që kanë grup funksionor të njëjtë quhet seri homologe.254Hyrje në kiminë organike
                                
   256   257   258   259   260   261   262   263   264   265   266