Page 263 - Demo
P. 263
Situata e të nxënit:• përcaktimi i formulës empirike të një përbërjeje;• gjetja e formulës molekulare dhe formulës empirike duke përdorur të dhënat e spektrit të masës. 13.31. Cilës seri homologe i përkasin përbërjet e mëposhtme? (Shikoni tabelën 1) a) propanal, CH3CH2CHOb) propen, CH3CH=CH2c) acid propanoik,CH3CH2COOHPYETJE DHE DETYRAPërcaktimi i formulave të përbërjeve organike Butanol-1 është pjesëtar i serisë homologe të alkooleve; të gjitha përbërjet e kësaj serie homologe përmbajnë grupin −OH. Dy alkoolet e para janë metanoli dhe etanoli: −H −C −OHH−Hmetanoli−H −C −C −OHH−Hetanoli−H−HPër çdo seri homologe mund të shkruajmë një formulë të përgjithshme, bazuar në numrin e atomeve të karbonit. Për shembull, formula e përgjithshme e alkooleve është CnH2n+1OH.Në tabelën 1 janë dhënë grupet funksionore dhe seritë homologe kryesore të shqyrtuara në këtë libër. Mënyrat e emërtimit të përbërjeve të ndryshme do të shpjegohen në vijim. Ideja e grupeve funksionore përfshin edhe përbërjet që përmbajnë më shumë se një grup funksionor. Kështu, vetitë e molekulës si një e tërë mund të parashikohen duke marrë parasysh vetitë e secilit grup funksionor.Tabela 1 Grupet funksionore kryesoreGrupi funksionor Emri i serisë homologe Shembull−OH alkoolet CH3OH, metanol−NH2 aminat CH3NH2, metilaminë −COH−=O acidet karboksilike CH3COOH, acid etanoik C =C −−−−alkenet H2C=CH2, eten−Halogen halogjenalkanet CH3Cl, klormetan−CH−=O aldehidet CH3CHO, etanal C =O−−ketonet CH3COCH3, propanon −O− eteret CH3OCH3, metoksimetanPër të parashikuar vetitë e një përbërjeje, ne duhet të dimë paraprakisht formulën strukturore të tij, duke treguar pozicionin dhe natyrën e grupeve funksionore.Përcaktimi i formulës empirikeNë kapitullin 1 është shpjeguar se si gjendet formula empirike e një përbërjeje duke ditur përbërjen në përqindje të secilit element. Përbërja në përqindje e elementeve të një përbërjeje organike mund të përcaktohet nëpërmjet analizës së produkteve të djegies së kësaj përbërjeje. Nëse djegim një sasi të caktuar të një përbërjeje dhe dioksidin e karbonit dhe ujin e formuar i grumbullojmë, ne mund të përcaktojmë masat e tyre. Në këtë mënyrë vlerësohen edhe elementet e tjera që mund të jenë të pranishme, si p.sh. azoti dhe halogjenët. Kështu, formula empirike e përbërjes mund të përcaktohet nga masat e produkteve të djegies. Në laboratorët e sotëm, analiza e djegies së përbërjes bëhet automatikisht nga aparatura të posaçme. 25513.3 Përcaktimi i formulave të përbërjeve organike

