Page 264 - Demo
P. 264


                                    PËRKUFIZIMEFormula empirike tregon raportin më të vogël të atomeve të secilit element në një përbërje.Formula molekulare tregon raportin real të atomeve të secilit element në një përbërje.Formula strukturore tregon mënyrën se si janë të lidhur atomet së bashku, si dhe pozicionin e grupeve funksionore.Fig. 1 Spektri i masës së përbërjes X, formula molekulare e së cilës është C3H6O. Shumica e piqeve janë shkaktuar nga fragmentet molekulare. Piku më i lartë i masës te 58 është i një joni molekular, kështu që masa molekulare relative e X është 58.1014 424358 1520 30Masa relativeAbsorbanca relative40 50 60Përcaktimi i formulës molekularePasi të kemi gjetur formulën empirike, ne mund të gjejmë formulën molekulare të përbërjes, por paraprakisht duhet të dimë masën relative molekulare të saj. Metodat e përcaktimit të masës relative molekulare të përbërjes janë të ndryshme, por zakonisht ajo gjendet nëpërmjet spektrometrisë së masës.Kur molekulat e një përbërjeje organike kalojnë nëpër një masë-spektrometër, ato ndahen në fragmente (pjesë). Kjo do të thotë se spektri i masës së përbërjes do të shfaqë disa piqe (kulme), të cilat u përkasin fragmenteve të përftuara. Por disa molekula kalojnë përmes pajisjes pa u fragmentuar. Këto molekula të pacenuara japin një pik, i cili tregon masën relative molekulare të përbërjes.Në figurën 1 jepet spektri i masës që merret për përbërjen X në shembullin e zgjidhur më sipër. Masa relative e grimcave më të rënda të regjistruara në spektër është 58. Ne mund të supozojmë se kjo korrespondon me molekulën e pacenuar me një ngarkesë pozitive, d.m.th., X+, joni molekular, M. Kjo do të thotë që masa molekulare relative e X duhet të jetë 58.256Hyrje në kiminë organikeSHEMBULL I ZGJIDHURNjë përbërje X që përmban vetëm karbon, hidrogjen dhe oksigjen, iu nënshtrua analizës së djegies. Pas djegies së plotë të 0,1 g të kësaj përbërjeje u përftuan 0,228 g dioksid karboni dhe 0,0931 g ujë. Gjeni formulën empirike të përbërjes.Së pari, njehsoni masën e C dhe H në 0,1 g përbërje. 44 g CO2 përmbajnë 12 g C ⇒ masa e C në 0,1gr X = (1244) × 0,228 = 0,0621g 18 g H2O përmbajnë 2 g H ⇒ masa e H në 0,1g X = ( 218) × 0,0931 = 0,0103 gMasa e C+H në 0,1g X = 0,0621 + 0,0103 = 0,0724 gPjesa e mbetur nga 0,1g X është oksigjen.⇒ Masa e O në 0,1g X = 0,1 – 0,0714 = 0,0276 g Raporti i masës C : H : O është 0,0621 : 0,0103 : 0,0276⇒ Raporti i moleve C: H: O është 0,062112 : 0,01031 : 0,027616 = 0,00518 : 0,0103 : 0,00173 Pasi pjesëtojmë secilin me më të voglin e tyre, marrim raportin e mëposhtëm: = 3 : 6 : 1Pra, formula empirike e përbërjes X është C3H6O.1. Një përbërje digjet në aparaturën e analizës së djegies, duke përdorur oksigjen të pastër në vend të ajrit. Si mendoni, pse përdoret oksigjen dhe jo ajër?2. Cilat produkte parashikoni të formohen nga djegia e plotë e përbërjeve të mëposhtme në një pajisje të analizës së djegies?a) etan, CH3CH3 b etanol, CH3CH2OH c) etilaminë, CH3CH2NH2PYETJE DHE DETYRA
                                
   258   259   260   261   262   263   264   265   266   267   268