Page 265 - Demo
P. 265
Situata e të nxënit:• emërtimi dhe skicimi i formulave strukturore të ndryshme;• krahasimi i mënyrave të paraqitjes së strukturave molekulare.13.43. Formula strukturore e acidit etanoik është dhënë në tabelën 1 (mësimi 13.2).a) Cila është formulaempirike e tij?b) Cila është formulamolekulare e tij?c) Skiconi një formulë tjetër strukturore me formulë molekulare të njëjtë.4. Formula empirike e një hidrokarburi është CH2 dhe masa relative 56. Cila është formula molekulare e hidrokarburit?PYETJE DHE DETYRA Përbërja X me formulë empirike C3H6O, mund të ketë formula molekulare të tilla si: C3H6O, C6H12O2, C9H18O3 e kështu me radhë, por, duke qenë se masën molekulare relative të kësaj përbërjeje e njohim (pra është 58), e vetmja formulë molekulare e mundshme është C3H6O. Përcaktimi i formulës strukturoreFormula molekulare e një përbërjeje tregon numrin e atomeve të elementeve të ndryshme në një molekulë, por ajo nuk jep informacion rreth mënyrës se si janë lidhur atomet. Për shembull, një përbërje me formulë molekulare C3H6O, mund të ketë formula strukturore si më poshtë:CH3CH2CHO ose CH3COCH3 propanal propanonPër të gjetur formulën strukturore të një përbërjeje, duhet të kemi shumë të dhëna, nëpërmjet të cilave mund të përcaktojmë se cilat grupe funksionore përmban përbërja. Këto të dhëna mund të sigurohen me metoda të ndryshme.a) Metodat instrumentaleb) Vetitë fizike të përbërjes (p.sh., pika e vlimit)Vetitë fizike varen nga struktura e përbërjes. Nëpërmjet tyre mund të përcaktojmë formulën strukturore të saj. Për shembull, propanali dhe propanoni janë të dy lëngje, por kanë pika vlimi dhe aroma të ndryshme.c) Vetitë kimike të përbërjes organikeÇdo grup funksionor ka veti kimike karakteristike. Për shembull, aldehidet (propanali) janë agjentë reduktues, ndërsa ketonet (propanoni) jo. Kështu, njohja e vetive kimike të një përbërjeje mund të na ndihmojë për të përcaktuar grupet funksionore që ai përmban.Formula strukturore e një përbërjeje tregon se si janë lidhur atomet në molekulë. Por, krahas këtij informacioni të domosdoshëm në lidhje me vetitë e përbërjes nevojitet dhe përcaktimi i formës tredimensionale të saj. Duke qenë se një formulë strukturore mund të na japë disa tregues të formës së molekulës, p.sh., stereokiminë e saj, kjo do të na ndihmonte në përcaktimin e strukturës së vetë molekulës.Molekula e metanit ka formë tetraedrike. Të gjitha atomet e ngopura të karbonit i kanë lidhjet kimike të vendosura në formë tetraedrike (d.m.th., atomet e karbonit lidhen me katër grupe të tjera atomesh). Forma tetraedrike përbën problem në paraqitjen e formulave strukturore, sepse është e vështirë të paraqesësh një figurë tredimensionale në plan dydimensional. Figura 1 tregon tetë mënyra të paraqitjes së formulës strukturore të pentanit, C5H12. Modeli më i mirë për të paraqitur sa më saktë këtë formulë është ai hapësinor (figura 1 a). Mundohuni ta ndërtoni vetë këtë model. Modeli hapësinor tregon shpërndarjen e resë elektronike për çdo atom. Në figurën 1 (b) paraqitet atomi i karbonit tetraedrik duke treguar drejtimet e lidhjeve. Kjo quhet formulë stereokimike.Skicimi i formulave strukturore25713.4 Skicimi i formulave strukturore

