Page 267 - Demo
P. 267
Situata e të nxënit:• përkufizimi i konceptit “izomer”;• llojet e izomerëve.Përbërjet që kanë formulë molekulare të njëjtë, por me atome të renditura apo të orientuara në mënyra të ndryshme, quhen izomerë. Në kiminë organike, izomeria është shumë e zakonshme. Izomeri shfaqin të gjitha përbërjet e karbonit me katër ose më shumë atome karboni, por edhe ato me më pak atome karboni. Ekzistojnë 4,11×109 izomerë me formulë molekulare C30H62. Izomeria në kiminë inorganike haset më rrallë. Në këtë libër do të përqendrohemi te dy llojet kryesore të izomerisë: strukturore dhe cis-trans.Izomeria strukturoreIzomerët strukturorë ndryshojnë ndërmjet tyre për nga mënyra e vendosjes së atomeve në molekulë. Propanali dhe propanoni janë izomerë strukturorë. Te propanali, grupi funksionor C=O është në fund të molekulës, ndërsa te propanoni, grupi C=O është në mes. Izomerët strukturorë mund të jenë pjesëtarë të serive homologe të ndryshme (siç janë propanali dhe propanoni), ose mund të bëjnë pjesë në të njëjtën seri homologe, si butani dhe metilpropani (që janë të dy alkane), të cilët janë paraqitur më poshtë:−H − C − C − C − C −HH−H−H−H−H−H−H−H−H − C − C − C −HH−H−−H−H−H−H −C −HHbutan metilpropanVërejmë se −H − C − C − C −HH−H−−H−H−H−H −C −HH nuk është izomeri i tretë i C4H10, sepse aimund të formohet nga butani thjesht duke rrotulluar një lidhje të vetme. Një strukturë mund të rrotullohet lirisht rreth çdo lidhjeje njëfishe karbon-karbon. Strukturat që mund të kalojnë nga njëra te tjetra duke u rrotulluar rreth një lidhjeje kimike njëfishe, nuk janë izomerë strukturorë.Struktura e mësipërme, në pamje të parë duket si një izomer, kjo për shkak të paraqitjes së këndeve të lidhjes së karbonit në 90°, në vend të 109°. Për të qenë më të qartë, duhet të eksperimentojmë me një model molekular. Zakonisht izomerët strukturorë kanë dallime të konsiderueshme si në vetitë fizike, ashtu edhe në ato kimike, qoftë edhe kur bëjnë pjesë në të njëjtën seri homologe. Kështu, pika e vlimit të butanit është 273 K, ndërsa ajo e metilpropanit është 261 K. Nuk është çudi që izomerët strukturorë të ndryshojnë nga njëri-tjetri, pasi çdo grup funksionor i paraqet vetitë e tij në varësi të llojit të atomit në të cilin ai është lidhur.13.51. Sa izomerë strukturorë ka përbërja me formulë molekulare C5H12? Paraqitni formulat strukturore të tyre.2. Shkruani formulat strukturore të të gjitha alkooleve me formulë molekulare C4H10O (p.sh., përbërjet me grup funksionor –OH).PYETJE DHE DETYRAIzomeria25913.5 Izomeria

