Page 268 - Demo
P. 268


                                    Situata e të nxënit:• njohja me tipat kryesorë të reaksioneve organike;• përshkrimi i dy mënyrave të këputjes së lidhjeve kimike;• krahasimi i termave “elektrofil” dhe “nukleofil”.• përdorimi i shigjetave të harkuara me dy drejtime dhe i atyre të harkuara me një drejtim. Tipat e reaksioneve dhe mekanizmat e tyre 13.6 në kiminë organikePËRKUFIZIMEGjatë reaksioneve të zëvendësimit, një atom ose grup atomesh zëvendësohet nga një atom ose grup tjetër atomesh.Gjatë reaksioneve të adicionit, dy molekula veprojnë së bashku për të formuar një molekulë të vetme.Gjatë reaksioneve të eliminimit, nga një molekulë e madhe largohet një molekulë e vogël.1. Shikoni reaksionet e paraqitura më poshtë. Klasifikoni secilin reaksion si:A (zëvendësim); B (adicion); C (eliminim).a) CH2 =CH2 + H2 → CH3CH3b) CH3CH2Br + OH– → CH3CH2OH + Br–c) CH3CH2OH → CH2 =CH2 + H2Od)CH4 + Cl2 → CH3Cl + HClPYETJE DHE DETYRANjë nga gjërat që e bën interesante kiminë organike është fakti se, pavarësisht numrit të madh të përbërjeve organike, reaksionet e tyre mund të klasifikohen lehtësisht.Në këtë mësim do të shqyrtojmë disa nga parimet e përgjithshme të reaksioneve organike. Një pjesë e reaksioneve organike ndodhin në një stad të vetëm, ndërkohë që shumica e tyre përfshijnë një seri stadesh. Tërësia e stadeve në një reaksion kimik quhet mekanizëm i reaksionit.Tipat e reaksioneve organikeEkzistojnë tre tipa të rëndësishëm të reaksioneve organike:Reaksionet e zëvendësimitNë këto reaksione, një atom ose grup atomesh zëvendësohet nga një tjetër. Për shembull, kur brometani bashkëvepron me amoniakun, atomet e bromit zëvendësohen nga grupet -NH2CH3CH2Br + NH3 → CH3CH2NH2 + HBrbrometan etilaminëReaksionet e adicionit (shtimit)Në këto reaksione, dy molekula reagojnë së bashku për të formuar një molekulë të vetme. Shpesh në reaksion përfshihet një lidhje dyfishe. Për shembull, kur bashkëvepron me etenin, bromi adicionohet te lidhja dyfishe për të formuar një produkt të vetëm, dibrom-1,2-etanin:C =C + Br −2−−−−H −C −C −HBr−H−Br−HHHHHReaksionet e eliminimitNë një reaksion eliminimi, nga një molekulë më e madhe largohet (eliminohet) një molekulë e vogël. Zakonisht kjo çon në formimin e një lidhjeje dyfishe. Për shembull, kur brometani i tretur në tretësirën e joneve hidroksid në etanol nxehet, molekula e HBr eliminohet (largohet), duke formuar etenin:C =C + HBr −−−OH− në etanol −−H −C −C −HH−H−Br−HHHHH260Hyrje në kiminë organike
                                
   262   263   264   265   266   267   268   269   270   271   272