Page 269 - Demo
P. 269


                                    Fig. 2 Një nga shkaqet e plakjes mendohet të jetë efekti dëmtues i radikaleve të lira në indet e lëkurës. H H ClKy radikal ka një elektron të paçiftëzuar, i cili do të jetë shumë më i qëndrueshëm nëse çiftohet me një elektron tjetër. Radikali i hidrogjenit takon një molekulë klori.Elektroni i paçiftëzuar tehidrogjeni, çiftohet me një nga elektronet e atomit të klorit. Kështu formohet një lidhje kimike dhe atomi tjetër i klorit kthehet në një radikal të lirë shumë aktiv. Cl H Cl Clradikal hidrogjeniFig. 1 Ja pse radikalet e lira janë shumë aktive.PËRKUFIZIMEGjatë ndarjes homolitike, këputet një lidhje kovalente dhe formohen dy atome ose grupe atomesh pa ngarkesë, të cilat quhen radikale të lira.Gjatë ndarjes heterolitike, këputet një lidhje kovalente dhe formohet një jon pozitiv dhe një jon negativ.Radikalet e lira janë atome ose grupe atomesh shumë aktive pasi kanë elektrone të paçiftëzuara.Mënyrat e këputjes së lidhjeve kimike Me të gjitha reaksionet nënkuptojmë këputjen e lidhjeve kimike ekzistuese dhe formimin e lidhjeve të reja. Mënyra se si këputen lidhjet kimike ndikon mjaft te reaksionet kimike. Në një lidhje kovalente, çifti elektronik i përbashkët ndahet midis dy atomeve.Për shembull, në molekulën HCl: H ÷ ClKur prishet lidhja, këto elektrone rishpërndahen (ndahen) mes dy atomeve. Dy janë mënyrat e kësaj rishpërndarje (ndarjeje):Ndarje homolitikeKur këputet lidhja kimike, në secilin atom shkon nga një elektron.Në rastin e HCl: H ÷ Cl → H· + Cl·Pika pranë çdo atomi përfaqëson elektronin e paçiftëzuar që ka fituar atomi nga çifti elektronik i përbashkët i lidhjes pas këputjes së saj. Atomet nuk kanë ngarkesë të përgjithshme elektrike, sepse secili prej tyre ka një numër të barabartë protonesh dhe elektronesh. Por këto atome janë mjaft aktive, sepse elektroni i paçiftëzuar është shumë i prirë për t’u çiftuar me një elektron të një elementi tjetër (figura 1). Këto atome ose grupe atomesh me elektrone të paçiftëzuara janë mjaft aktive dhe quhen radikale të lira.Një shembull tjetër i formimit të radikalit të lirë ndodh kur këputet një lidhje C-H te metani:H −C. + H.metan radikal metil radikal hidrogjeni−H −C −HH−H−H−HZakonisht radikalet e lira formohen kur prishet lidhja e një çifti elektronesh që janë të shpërndarë në mënyrë të barabartë (në një lidhje jopolare). Kur elektronet në një lidhje nuk janë të ndarë në mënyrë të barabartë (kur lidhja është kovalente polare), zakonisht ndodh ndarja heterolitike.Ndarje heterolitikeKur këputet lidhja kimike dhe të dyja elektronet e përbashkëta shkojnë vetëm në njërin nga atomet, ndarja quhet heterolitike. Ky atom ngarkohet negativisht, sepse ai ka një elektron më tepër sesa protone. Atomi tjetër ngarkohet pozitivisht. Në rastin e HCl: H ÷ Cl → H+ + :Cl– 26113.6 Tipat e reaksioneve dhe mekanizmat e tyre në kiminë organike
                                
   263   264   265   266   267   268   269   270   271   272   273