Page 27 - Demo
P. 27
19Ushtrime përmbledhëseb) Njehsoni:i. masën molare të oksidit të bakrit(II) dhe numrin e moleve të tij që morën pjesë në reaksion;ii.masën në gram të kristalhidratit të përftuar nga 10 g oksid bakri me acidin klorhidrik të holluar dhe me tepricë. 10. Nga shpërbërja e nitratit të kalciumit, Ca(NO3)2,përftohet oksid kalciumi, dioksid azoti dhe oksigjen. a) Shkruani barazimin kimik të këtij reaksioni.b) Njehsoni sa mole dioksid azoti përftohen nga shpërbërja e 16,4 g nitrat kalciumi? c) Njehsoni masën në gram të dioksidit të azotit që përftohet nga shpërbërja e 16,4 gramë nitrat kalciumi.d) Sa do të jetë vëllimi i dioksidit të azotit të përftuar në pikën c, në temperaturën 298 K dhe 101 kPa? Kujtoni që këto janë kushtet standarde. Po në kushte normale, sa do të jetë ky vëllim?e) Po nëse shpërbëhen 40 gram nitrat kalciumi dhe përftohen 8,92 l dioksid azoti, çfarë mund të themi në këtë rast për pastërtinë e nitratit të kalciumit? 11.Treten në ujë 5,34 gramë kripë me formulë M2SO4 (ku M simbolizon një metal). Kur joni sulfat precipitohet me anë të klorurit të bariumit, përftohen 4,66 gramë sulfat bariumi (BaSO4). Njehsoni:a) numrin e mol-joneve sulfat që u precipituan si sulfat bariumi; b) numrin e moleve të kripës që ndodhen në 5,34 gramë dhe masën molare të kësaj kripe; c) masën relative atomike të metalit M. Shikoni në tabelën e masave relative atomike për të identifikuar metalin M. 12.Nga djegia e plotë e 2,4 gramë të një përbërjeje kimike që përmban karbon, hidrogjen dhe oksigjen, u përftuan 3,52 gram CO2 dhe 1,44 gram H2O. Masa molare e kësaj përbërjeje është 60 g/mol. a) Njehsoni masën në gram të karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit, që ndodhen në 2,4 gramë të përbërjes kimike të mësipërme. b) Përcaktoni formulën empirike dhe atë molekulare të kësaj përbërjeje. 13. Nga djegia e plotë e 50 ml propan përftohen dioksidi i karbonit dhe uji gaz. Vëllimet u matën në temperaturën 298 K dhe në trysninë 101 kPa. a) Shkruani barazimin kimik të këtij reaksioni. b) Njehsoni vëllimin e oksigjenit që nevojitet në këtë rast. c) Cili është vëllimi i dioksidit të karbonit të përftuar? d)Njehsoni masën në gram të dioksidit të karbonit. 14. Kur nxehen 10 gram karbonat kaliumi kristalhidrat, K2CO3 · n H2O. përftohen 7,93 gram karbonat kaliumi (kripë anhidër). Njehsoni:a) masën e ujit që ndodhet në 10 gramë kristalhidrat;b) numrin e moleve të kripës anhidër dhe të moleve ujë që ndodhen në 10 gram kristalhidrat; c) masën molekulare relative të kristalhidratit;d)numrin e moleve ujë që lidhen me një mol kripë anhidër.15. Asnjanësohen 25 ml tretësirë ujore NaOH me 28 ml tretësirë ujore 1 M H2SO4. a) Shkruani barazimin kimik të reaksionit.b) Njehsoni numrin e moleve bashkëvepruese të NaOH dhe H2SO4.c) Përcaktoni përqendrimin molar të NaOH. 16.Kaliumi vepron vrullshëm me ujin, duke formuar tretësirën ujore të hidroksidit të tij dhe hidrogjen gaz. a) Shkruani barazimin kimik të reaksionit që ndodh. b) Njehsoni masën e hidroksidit të kaliumit të përftuar nga tretja në ujë e 0,39 g kalium.c) Hidroksidi i kaliumit i përftuar në pikën b, titrohet me tretësirë 0,50 M H2SO4. i. Shkruani barazimin e reaksionit të titrimit.ii. Njehsoni numrin e moleve të acidit sulfurik që nevojitet për titrim.iii.Njehsoni vëllimin e acidit sulfurik që ka marrë pjesë në këtë proces. 17.Njehsoni masat molekulare relative të Na2CO3 • 10H2O dhe Na2CO3. Duke ditur se një kg kripë kristalhidrat kushton 100 lekë, ndërsa një kg kripë anhidër kushton 200 lekë, përcaktoni se cili nga variantet e kripës është më i lirë.18.i. Formula kimike e një kripe A, shkruhet FexCly • zH2O. Një mostër e kësaj kripe prej 0,5 gram u tret në ujë. Tretësira e përftuar u hodh në një gotë kimike që përmbante nitrat argjendi. Precipitati i formuar, AgCl, u mblodh, u tha dhe u peshua. Njehsoni: a) numrin e moleve të precipitatit, AgCl, kur dihet se masa e tij është 0,718 gram; b) numrin e mol-joneve klorure që ndodhen në 0,5 gram përbërje A; c) masën në gram të joneve klorure që ndodhen në 0,5 gram përbërje A. ii. Nga tretja në ujë e një mostre prej 0,5 gram të përbërjes së mësipërme A u përftuan 25 ml tretësirë, e cila më pas u titrua me 25 ml tretësirë 0,02 M KMnO4. Reaksioni që ndodh në këtë rast paraqitet si më poshtë:MnO4− + 5Fe2+ + 8H+ → Mn2+ + 5Fe3+ + 4H2ONjehsoni:a) numrin e mol-joneve MnO4- që kanë hyrë në reaksion;b) masën në gram të joneve Fe2+ në mostër; c) numrin e mol-joneve Fe2+ në të;d)masën e ujit në 0,5 gram përbërje A; e) numrin e moleve ujë që ndodhen në 0,5 gram përbërje A; f) vlerat e x, y dhe z në formulën kimike të përbërjes A.

