Page 270 - Demo
P. 270
PËRKUFIZIMENë molekulën e një përbërjeje organike, atomi i karbonit që ka ngarkesë pozitive quhet karbokation.Një atom karboni (pjesë përbërëse e një molekule organike) që ka ngarkesë negative, quhet karbanion.Grup elektrofilik quhet një atom ose një grup atomik i ngarkuar pozitivisht. Grup nukleofilik quhet një atom ose një grup atomik i ngarkuar negativisht.CH3+OH−ONH3HHH+Hδ+HOδ−− CH3Karbokationet janë grimca elektrofile. Ato tërhiqen nga grupe, të cilat mund të dhurojnë çifte elektronesh.Karbanionet janë grimca nukleofile. Ato tërhiqen nga grupe, të cilat mund të pranojnë çifte elektronesh.Fig. 32. Shikoni grupet e renditura më poshtë, nga pika a deri në pikën f. Klasifikoni secilin prej tyre si: A karbokation;B karbanion;C radikal i lirë;D asnjë nga këto.a) CH3CH2– b) CH3CH2CH2+c) CH3+ d) CH3CH2– e) OH– f) OH3. Përcaktoni për secilën nga lidhjet e mëposhtme kimike mënyrën e ndarjes: homolitike apo heterolitike.a) lidhje kimike midis dy atomeve identike;b) lidhje kimike midis atomeve me diferencë të madhe elektronegativiteti. c) lidhje kimike midis atomeve me elektronegativitete të përafërta.4. Klasifikoni secilin nga jonet dhe grupet e mëposhtme si:A elektrofil;B nukleofil;C mund të veprojë si elektrofil ose nukleofil.a) Cl– b) NO2+c) CH3+ d) HIe) CN– f) H+g) CH3NH2 h) CH3OHPYETJE DHE DETYRANdarja heterolitike është tipike për lidhjet polare. Për shembull, bromalkani i paraqitur më poshtë përmban një lidhje polare C-Br. Në kushte të caktuara, kjo lidhje mund të këputet në mënyrë heterolitike:CH3 −C+ + Br−−CH3−C −BrCH3−CH3−CH3−CH3δ+ δ−Vërejmë se joni i parë përmban një atom karboni të ngarkuar pozitivisht. Ky jon quhet karbokation. Ndërkohë, joni që përmban një atom karboni të ngarkuar negativisht quhet karbanion. Këto jone janë të paqëndrueshme dhe shumë aktive, kështu që në reaksionet kimike ato ekzistojnë vetëm si përbërje të ndërmjetme.Elektrofilet dhe nukleofiletAshtu si të gjitha jonet, karbokationet dhe karbanionet tërhiqen nga grupe që mbartin ngarkesë elektrike të kundërt. Karbokationet janë grimca elektrofile (elektrondashëse): duke qenë se kanë mungesë elektronesh, ato tërhiqen nga grupe të cilat mund të japin çifte elektronesh. Karbanionet janë grimca nukleofile (protondashëse): duke qenë se janë të pasura me elektrone, ato tërhiqen nga grupe, të cilat mund të pranojnë çifte elektronesh (shih figurën 3).262Hyrje në kiminë organike

