Page 271 - Demo
P. 271
Shigjeta e harkuar tregon lëvizjen e një çifti elektronesh.Çifti elektronik largohet që këtu ...... përfundon këtu.Gjysmëshigjetat e harkuara tregojnë lëvizjen e një elektroni të vetëm. elektroni largohet që këtu...... përfundon këtuFig. 4SHËNIMTipat e rëndësishëm të mekanizmave të reaksioneve që do të gjeni në këtë libër janë:reaksionet e zëvendësimit radikalar;reaksionet e adicionit elektrofilik;reaksionet e zëvendësimit nukleofilik;reaksionet e adicionit nukleofilik.5. Vizatoni shigjetat e harkuara ose gjysmëshigjetat e harkuara, për të treguar lëvizjen e elektroneve te reaksionet e mëposhtme:a) CH3 −Br + OH– → CH3 −OH + Br–b) CH4 + Br· → CH3 −Br +H·PYETJE DHE DETYRATermat elektrofil dhe nukleofil nuk përdoren vetëm për jonet. Shumë përbërje organike janë polare: ato mbartin ngarkesa të pjesshme pozitive ose negative. Këto ngarkesa të pjesshme mund ta bëjnë përbërjen një grup elektrofilik ose nukleofilik, si më poshtë:grup elektrofilik grup nukleofilikCH3 Brδ+ δ−Mekanizmat e reaksioneve kimikeIdetë dhe termat e përshkruar më sipër, mund t’i përdorim për të shpjeguar mekanizmat e reaksioneve kimike të klasave më të rëndësishme të përbërjeve organike që do të studiojmë në këtë libër.Shigjetat e harkuaraKur përshkruhen mekanizmat e reaksionit, shigjeta e harkuar përdoret për të treguar lëvizjen e një çifti elektronesh. Fillimi i shigjetës tregon se nga largohet çifti elektronik, ndërsa fundi i saj tregon se ku përfundon çifti elektronik. Më poshtë jepet një shembull.−+C −HH−H−Br −C −HH−HBr–Shigjeta tregon një çift elektronesh që lëvizin nga joni Br- në zonën midis bromit dhe karbonit, ku çifti i elektroneve formon një lidhje kovalente midis dy atomeve. I njëjti reaksion paraqitet përsëri më poshtë, me të gjitha elektronet lidhëse:Br Br−C −HH−H−C −HH−HNjë gjysmëshigjetë e harkuar përdoret për të treguar lëvizjen e një elektroni të vetëm në reaksionet ku marrin pjesë radikalet e lira. Fillimi i saj tregon se ku fillon të lëvizë elektroni, gjysma tjetër e shigjetës tregon se ku përfundon elektroni.Për shembull, reaksioniH + Cl −Cl H −Cl + Cldo të paraqitet si:H Cl −Cl H −Cl ClI njëjti reaksion është dhënë përsëri më poshtë, me të gjitha elektronet lidhëse:H Cl Cl H Cl ClFigura 4 tregon në mënyrë të përmbledhur mënyrën se si përdoren shigjetat e harkuara dhe gjysmëshigjetat e harkuara.26313.6 Tipat e reaksioneve dhe mekanizmat e tyre në kiminë organike

