Page 273 - Demo
P. 273
a) Paraqesin të njëjtën përbërje.b) Kanë grup funksionor të njëjtë.c) Janë izomerë strukture.d) S'kanë asnjë lidhje midis tyre.16. Fluorokarbonet janë përbërje analoge me alkanet, por në vend të hidrogjenit ato përmbajnë fluorin, p.sh.: CF4, CF3CF3 etj. Duke qenë shumë të qëndrueshme në ajër, fluorokarbonet nuk janë aktive as në temperatura të larta.Fluorokarbonet me vargje të gjata, si p.sh. PTFE (-CF2-CF2-CF2-CF2-CF2-), përdoren si materiale joaktive, rezistente ndaj korrozionit, për prodhimin e rondelave dhe veshjeve mbrojtëse.Bazuar në energjitë e lidhjeve, shpjegoni pse fluorkarbonet janë të qëndrueshme në ajër, ndërsa hidrokarburet janë energjetikisht të paqëndrueshme. Lidhja Energjia e lidhjes/kJmol–1C−H 413C−F 485H−O 463F−O 23417. Përcaktoni formulat empirike për përbërjet që kanë formulat molekulare të mëposhtme:a) C6H6b) C2H2c) C2H6O2d)C6H10N2O418. Një përbërje e panjohur përmban 40,0% karbon, 6,7 % hidrogjen dhe 53,3% oksigjen. Përcaktoni formulën empirike të përbërjes. 19. Cila është formula empirike e një përbërjeje që përmban: 38,8% C, 16,2% H, 45,1% N?20. Cila është formula empirike e një përbërjeje që përmban: 40,6% C, 5,1% H dhe pjesa tjetër oksigjen?21. Cila është formula empirike e një përbërjeje që përmban: 47,37% C, 10,59% H dhe pjesa tjetër oksigjen?22. Përbërja në përqindje mase e një acidi organik që gjendet te portokalli është: 37,5% C, 58,3% O dhe 4,2% H. Masa molekulare relative e tij është 192. Përcaktoni formulën empirike dhe formulën molekulare të përbërjes. 23. Një përbërje organike iu nënshtrua analizës së djegies. Nga djegia e 1,0 g përbërje u formuan 1,37 g dioksid karboni dhe 1,12 g ujë. a) Njehsoni përqindjen në masë të karbonit dhe të hidrogjenit në përbërje. b) Cili element tjetër ka qenë i pranishëm në përbërje? c) Përcaktoni formulën empirike të përbërjes. 24. Një sasi e panjohur e një hidrokarburi iu nënshtrua analizës së djegies. Nga djegia e tij u formuan 25,15 g dioksid karboni dhe 11,58 g ujë. Masa molekulare relative e hidrokarburit është 114. a) Përcaktoni masën e hidrokarburit që iu nënshtrua analizës së djegies.b) Njehsoni përqindjen në masë të karbonit dhe hidrogjenit te hidrokarburi.c) Përcaktoni formulën empirike dhe molekulare të hidrokarburit.25. Një përbërje e panjohur Y, ka formulë molekulare C4H8O2. Vizatoni shtatë izomerët strukturorë të mundshëm për Y. 26. Glicina është një aminoacid. Formula e saj është H2NCH2COOH. Skiconi formulën strukturore të glicinës. 265Ushtrime përmbledhëse

