Page 274 - Demo
P. 274
Situata e të nxënit:• kuptimi i termit “i ngopur”;• krahasimi i hidrokarbureve me varg të drejtë, të degëzuar dhe atyre ciklike;• emërtimi i alkaneve dhe paraqitja e formulave të tyre duke përdorur sistemin IUPAC.Alkanet janë hidrokarbure të ngopura. Kjo do të thotë se ato përmbajnë numrin maksimal të mundshëm të atomeve të hidrogjenit, pa lidhje dyfishe ose trefishe ndërmjet atomeve të karbonit. Formula e përgjithshme e alkaneve është: CnH2n + 2Tabela 1 AlkanetFormula EmriCH4 metanCH3CH3 etan CH3CH2CH3 propan CH3CH2CH2CH3 butan CH3(CH2)3CH3 pentan CH3(CH2)4CH3 hekzan CH3(CH2)8CH3 dekanCH3(CH2)18CH3 eikozan Alkanet mund të jenë me varg të drejtë ose me varg të degëzuar, për shembull:CH3 −CH2 −CH2 −CH2 −CH3 varg i drejtëCH3 −CH2 −CH−CH3 varg i degëzuarCH3Tabela 1 jep emrat dhe formulat e disa alkaneve të thjeshta me varg të drejtë. Pas katër alkaneve të para, emri formohet duke shtuar prapashtesën -an në të majtë të rrënjës në greqishte, që tregon numrin e atomeve të karbonit në molekulë (p.sh., heks-gjashtë). Pjesa e parë e emrit tregon numrin e atomeve të karbonit; fundi -an tregon se ai është një alkan. Të gjitha përbërjet me bazë skeletin e një alkani emërtohen në të njëjtën mënyrë: rrënjës që tregon numrin e atomeve të karbonit, i shtohet një prapashtesë, e cila tregon grupin funksionor.Alkanet me vargje të degëzuara emërtohen si alkanet me varg të drejtë, por me grupe anësore të lidhura tek atomet e karboneve në varg. Për shembull:CH3 − CH2 − CH − CH3−CH3emërtohet si butan me një grup CH3 të lidhur tek atomi i dytë i karbonit. Prandaj ai emërtohet metil-2-butan. Grupi CH3- quhet metil dhe rrjedh nga metani nëse largohet një atom hidrogjeni. Ai mund të lidhet tek një atom tjetër karboni. Në mënyrë të ngjashme, CH3CH2- quhet etil, CH3CH2CH2-propil e kështu me radhë. Këto grupe quhen grupe alkilike dhe formula e përgjithshme e tyre është CnH2n+1. Shpeshherë, për të përfaqësuar një grup alkil në trajtë të përgjithshme përdoret simboli R. Një grup që përmban një hidrokarbur aromatik quhet grup aril.Një shembull tjetër i një alkani të degëzuar është:Fig. 1 Viskoziteti i vajit varet nga gjatësia e vargjeve të alkaneve të pranishme.KONCEPTE KYÇEAlkanet janë hidrokarbure të ngopura, formula e përgjithshme të cilave është:CnH2n+2 26614.1 Alkanet dhe emërtimi i tyreAlkanet 14

