Page 275 - Demo
P. 275


                                    CH3 − CH2 − CH − CH − CH3−CH2−CH3−CH3Kjo përbërje mund të konsiderohet si një varg me pesë atome karboni, me një grup metil dhe një grup etil të lidhur respektivisht tek atomi i dytë dhe i tretë i karbonit. Përbërja quhet etil-3-metil-2-pentan. Grupet alkilike janë radhitur sipas rendit alfabetik (pra etili para metilit). Nëse atomet e karbonit do të numëroheshin nga e majta, emërtimi do të ishte: etil-3-metil-4-pentan. Ky emërtim nuk është i saktë, sepse sipas rregullit, duhet të përdoret emërtimi që i numërton grupet anësore me numrat më të vegjël. Vërejmë gjithashtu se për secilin grup anësor, emri shoqërohet nga një numër, që tregon numrin e atomit të karbonit tek i cili ai grup është lidhur. Kështu,CH3 − C − CH2 − CH3−CH3−CH3CH3 − C − CH − CH2 − CH2 − CH2 − CH3−CH2−CH3−CH3−CH3emërtohet dimetil-2,2-butan emërtohet etil-3-dimetil-2,2-hekzan.dhePër të emërtuar një alkan duke u nisur nga formula e tij strukturore, veproni si më poshtë:1. Përcaktoni vargun më të gjatë (kryesor) të padegëzuar në strukturë.2. Përcaktoni grupet e lidhura në vargun kryesor dhe numrat e atomeve të karbonit në të cilat ata janë lidhur. 3. Shkruani emrin e vargut më të gjatë të padegëzuar dhe shtoni emrat e grupeve anësore dhe numrat e atomeve të karbonit në të cilat ato janë lidhur.Sistemi i emërtimit i përshkruar më lart quhet sistemi IUPAC (IUPAC: Bashkimi Ndërkombëtar i Kimisë së Pastër dhe të Aplikuar). Ky sistem mund të përdoret për të gjitha përbërjet organike. Nëse dimë emrin e përbërjes, ne mund të shkruajmë me anë të këtij sistemi formulën strukturore të saj. Sistemi IUPAC po zëvendëson gjithnjë e më shumë metodat e vjetra dhe josistematike të emërtimit të përbërjeve organike. Në këtë tekst mësimor, emërtimet janë përdorur kryesisht sipas këtij sistemi. E vetmja mangësi e sistemit IUPAC është se për molekulat e ndërlikuara, emërtimi mund të jetë shumë i vështirë. Në raste të tilla, emërtimi i tyre bëhet duke përdorur një emër më të thjeshtë. Kështu, në vend të emrit pentahidroksi-2,3,4,5,6-hekzanalpërdoret emri “glukozë”.CikloalkanetDeri tani kemi studiuar vetëm alkanet me vargje të hapura. Në disa raste, molekulat e alkaneve formojnë cikle, të cilat emërtohen duke përdorur parashtesën ciklo-. Më poshtë janë paraqitur disa cikloalkane:Ciklopropani, ciklobutani dhe ciklopentani të gjithë kanë molekula planare. Këndet natyrore të lidhjeve rreth një atomi karboni të ngopur janë 1090 (këndi në qendrën e një tetraedri). Tek ciklopropani, këndi i lidhjes është 600, pasi atomet e karbonit brenda molekulës formojnë një trekëndësh barabrinjës. Prandaj, në këtë molekulë ka tension këndor të konsiderueshëm të unazës, kështu që ciklopropani është i paqëndrueshëm dhe shumë aktiv, duke tentuar të prishë (hapë) ciklin e tij. Ciklohekzani dhe cikloalkanet më të larta mund ta ulin tensionin këndor të ciklit duke u rrotulluar, kështu që ciklet e tyre bëhen më planare. Për këtë arsye, këto cikloalkane janë të qëndrueshme dhe me veti shumë të ngjashme me alkanet me varg të hapur.1. Emërtoni alkanet e mëposhtme:a)CH3 − CH − CH − C − CH3−CH3−CH3−CH3−CH3b)CH3 − C − CH3−CH3−CH3c) CH3(CH2)6CH32. Skiconi formulat strukturore të alkaneve të mëposhtme:a) trimetil-2,2,4-hekzan; b) metilpropan; c) etil-5-dekan.PYETJE DHE DETYRASHËNIMGrupet alkilike janë emërtuar: metil, etil, propil, R.Formula strukturore ciklopropanciklobutanciklopentanciklohekzanCH2CH2CH2CH2H2CH2CCH2CH2H2CH2CCH2CH2CH2H2CH2CCH2H2C −CH2−−26714.1 Alkanet dhe emërtimi i tyre
                                
   269   270   271   272   273   274   275   276   277   278   279