Page 276 - Demo
P. 276
Situata e të nxënit:• alkanet si një seri homologe; • paraqitja grafike e raportit ndërmjet numrit të atomeve të karbonit në molekula dhe pikave të vlimit të tyre; • identifikimi i prirjes së vetive të alkaneve përgjatë serisë homologe. 14.2 Vetitë fizike të alkaneve3. Shpjegoni pohimet e mëposhtme.a) Ciklobutani është më pak aktiv se ciklopropani, por më aktiv se alkanet me varg të hapur.b) Ciklopentani është më pak aktiv sesa alkanet me varg të hapur.PYETJE DHE DETYRABazuar në të dhënat e tabelës 1 parashikoni:1. a) dendësinë e tridekanit (C13H28); b) pikën e vlimit të tetradekanit (C14H30); c) formulën e alkanit të parë, i cili në 200C është i ngurtë.PYETJE DHE DETYRAAlkanet formojnë një seri homologe. Ashtu si në të gjitha seritë homologe, edhe këtu anëtarët e serisë shfaqin një ndryshim gradual të vetive fizike nëse numri i atomeve të karbonit në molekulat e tyre rritet. Disa veti të alkaneve me varg të drejtë paraqiten në tabelën 1. Vërejmë se këto veti ndryshojnë në mënyrë graduale nëse numri i atomeve të karbonit në molekula rritet. Figura 1 tregon grafikisht rritjen graduale të pikës së vlimit me rritjen e numrit të atomeve të karbonit.Ndryshimi gradual i vetive fizike është karakteristikë e të gjitha serive homologe. Kjo do të thotë që ne mund të parashikojmë vetitë e një përbërjeje nisur nga vetitë e anëtarëve të tjerë të së njëjtës seri homologe. Siç e shohim edhe në tabelën 1, katër alkanet e para me varg të drejtë (C1-C4) janë gaze. Dymbëdhjetë të tjerat (C5-C16) janë lëngje, dhe pjesa e mbetur janë në gjendje të ngurtë.Tabela 1 Vetitë fizike të alkaneve me varg të drejtëNumri i atomeve të karbonitFormula Emri Gjendja fizike (në 298 K) Pika e vlimit (në K)Pika e shkrirjes (në K)Dendësia (në g/ml)1 CH4 metan g 112 90 0,4242 C2H6 etan g 184 101 0,5463 C3H8 propan g 231 85 0,5014 C4H10 butan g 273 138 0,5795 C5H12 pentan l 309 143 0,6266 C6H14 hekzan l 342 178 0,6577 C7H16 heptan l 371 182 0,6848 C8H18 oktan l 399 216 0,7039 C9H20 nonan l 424 219 0,71810 C10H22 dekan l 447 243 0,73011 C11H24 undekan l 469 247 0,740268Alkanet

