Page 277 - Demo
P. 277
Pika e vimit (në K)Numri i atomeve të karbonit1001201401601802002202402602803003203403603804004204404604801 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12Fig. 1 Raporti ndërmjet pikës së vlimit të alkaneve me varg të drejtë dhe numrit të atomeve të karbonit (numri i atomeve të karbonit/pika e vlimit).Fig. 2 Pas shpërthimit të pusit të naftës në “Deepwater Horizon” në vitin 2010, u bënë shumë përpjekje për të parandaluar përhapjen e naftës së papërpunuar dhe depërtimin e saj në plazhet e Gjirit të Meksikës.12 C12H26 dodekan l 489 263 0,749Alkanet e pastra janë pa ngjyrë. Viskoziteti i alkaneve të lëngëta rritet me rritjen e masës molekulare të alkanit. Të gjitha alkanet kanë dendësi më të ulët se uji, për këtë arsye ato pluskojnë mbi ujë. Si rrjedhojë, kur nafta derdhet në det, shkakton dëme të mëdha mjedisore (figura 2).Ndryshimi gradual i vetive fizike të alkaneve shkaktohet nga rritja graduale e masës molekulare. Rritja e pikës së vlimit është pasojë e rritjes së forcave të tërheqjes (dipolet e çastit) midis molekulave. Alkanet e larta kanë viskozitet të lartë, për shkak të prirjes që kanë molekulat e gjata për t’u “përdredhur” me njëra-tjetrën.Deri tani kemi shqyrtuar vetitë fizike të alkaneve me varg të drejtë. Alkanet me varg të degëzuar nuk shfaqin të njëjtën prirje të vetive fizike si alkanet me varg të drejtë. Në përgjithësi, efekti i degëzimit rrit avullueshmërinë dhe ul dendësinë. Kështu, pika e vlimit të pentanit është 309 K, ndërsa ajo e izomerit të tij shumë të degëzuar, dimetil-2,2-propanit, është 283 K.26914.2 Vetitë fizike të alkaneve

