Page 28 - Demo
P. 28
20Situata e të nxënit:• studimi i modelit të atomit sipas Tomsonit dhe Radhërfordit.Struktura elektronike 2 e atomitFig. 1 Xhozef Xhon Tomson (1856–1940) duke hetuar përçueshmërinë e energjisë elektrike nga gazet. Gjatë këtij eksperimenti, ai zbuloi elektronet.largimi i ajrit me pompë vakumi+–+–tensioni i lartërrezet katodike para vendosjes së pllakave të kondensatoritLeximPërpjekjet e shkencëtarëve për zbulimin e strukturës së atomitNga gjysma e dytë e shekullit XIX, (rreth vitit 1860), shkencëtarët besonin se atomet ishin sfera të vogla e të ngurta, ashtu siç i kishte parashikuar Daltoni. Për shumë vite me radhë, ata zhvilluan eksperimente të ndryshme, nga të cilat nxorën ide për strukturën e atomit. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë nisi të eksperimentohej elektroliza e substancave, nga e cila lindi ideja se substancat që i nënshtroheshin elektrolizës, përbëheshin nga jone. Formimi i këtyre joneve shpjegohej me lëshimin apo marrjen e një ose disa grimcave të ngarkuara negativisht nga një atom apo grup atomik. Disa vite më pas u zbulua se këto grimca ishin elektrone. Të gjitha këto çuan në idenë se atomi përbëhej nga një bërthamë e vogël me ngarkesë pozitive, e rrethuar nga elektronet me ngarkesë negative. Më vonë, shkencëtarët zbuluan se bërthamat e atomeve përmbanin dy lloje grimcash – protonet dhe neutronet. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, fizikani anglez Uilliam Kruks (William Crookes) ndërtoi një aparat të thjeshtë, i cili përbëhej nga një tub qelqi, i mbyllur në të dyja skajet. Në të dyja skajet e tubit nga brenda, ai vendosi dy disqe metalike, të quajtura elektroda (katoda dhe anoda), të cilat i lidhi me një burim rryme me tension të lartë. Kruksi e projektoi tubin në mënyrë të tillë, që ajri të tërhiqej nëpërmjet një pompe dhe brenda tubit të futej herë pas here një substancë e gaztë. Gjatë eksperimentit, ai zbuloi se nga katoda formohej një tufë rrezesh, e cila shkonte në vijë të drejtë drejt anodës. Këto rreze u quajtën rreze katodike, ndërsa tubi në të cilin u krye eksperimenti u quajt tub katodik. 2.1 Të dhëna për strukturën e atomitFig. 2 Ndikimi i ngarkesës së pllakës së kondensatorit mbi tufën e rrezeve katodike

