Page 280 - Demo
P. 280
Situata e të nxënit:• përshkrimi i reaksioneve të djegies dhe paraqitja e barazimeve kimike të tyre;• përshkrimi i reaksioneve ndërmjet alkaneve dhe halogjenëve;• pse është i rëndësishëm shndërrimi i alkaneve në alkene nëpërmjet procesit të krekingut.Kandelat Valvula e shkarkimitDalja e shkarkimeveCilindriKollodokuVolantiPistoniHyrja e përzierjes naftë-ajërValvula e hyrjesFig. 1 Si punon një motor benzine me katër pistona Këtu tregohet pika e komprimimit. Ndërsa pistoni ngjesh përzierjen benzinë-ajër, mjafton një shkëndijë që përzierja të shpërthejë, duke e shtyrë pistonin poshtë, i cili për pasojë shtyn bjellën dhe bjella rrotullon kollodokun.14.4 Reaksione të rëndësishme të alkaneveAlkanet reagojnë shumë pak ndaj të gjithë reaktantëve polarë dhe jonikë.Dikur alkanet njiheshin me emrin parafina, prejardhja e të cilit janë fjalët latine parum (pak) dhe affinitas (afinitet). Reaksionet në të cilat marrin pjesë alkanet janë të pakta, por mjaft të rëndësishme.Djegia Alkanet në praninë e oksigjenit janë të qëndrueshme kinetikisht, por të paqëndrueshme energjetikisht, krahasuar me produktet e tyre të oksidimit. Kur ato ndizen, sigurohet energjia e nevojshme e aktivizimit dhe ndodh reaksioni i djegies. Reaksioni ndodh përmes një mekanizmi të shpejtë radikalar. Duke qenë se ky është një reaksion në fazë të gaztë, fillimisht alkanet që janë në gjendje të lëngët dhe të ngurtë duhet të avullojnë. Kjo është arsyeja pse alkanet më pak volatile (të avullueshme) digjen me vështirësi. Nëse sasia e oksigjenit është e mjaftueshme, produktet e djegies janë dioksidi i karbonit dhe uji. Për shembull:C7H16(g) + 11O2(g) → 7CO2(g) + 8H2O(l) ΔH = –4854kJmol–1Nëse sasia e oksigjenit është e kufizuar, produktet mund të jenë monoksidi i karbonit dhe karboni (bloza). Djegia e hidrokarbureve ndodh në stacionet e prodhimit të energjisë, furrnaltat, ngrohësit e ndërtesave, ngrohësit me gaz, motorët me djegie të brendshme, si dhe te shumë pajisje të tjera. Të kuptuarit e procesit të djegies së hidrokarbureve është themelor për dizenjimin e të gjitha këtyre pajisjeve.Një ndër shembujt është motori me benzinë (figura 1). Në cilindrin e motorit të një makine injektohet një përzierje e avullit të benzinës (që përmban kryesisht alkane C5 deri C10) me ajrin dhe ndizet me anë të një shkëndije elektrike. Shpejtësia me të cilën ndodh ky reaksion dhe lehtësia me të cilën ai fillon, janë shumë të rëndësishme për efikasitetin e motorit. Nëse shpërthimi fillon shumë herët, pistonat u nënshtrohen lëvizjeve të dëmshme dhe si pasojë ndodh “goditja” e motorit. Një gjë e tillë ka më shumë gjasa të ndodhë në motorët e makinave me performancë të lartë.Reaksionet me halogjenët Nga reaksioni që ndodh midis metanit dhe klorit formohen disa produkte. Sasitë e këtyre produkteve varen nga sasitë e reaktantëve (klorit dhe metanit). Të katër produktet janë të dobishme në industri, por ato duhet të ndahen me anë të procesit të distilimit. Reaksione të ngjashme ndodhin midis alkaneve e fluorit, si dhe klorit e bromit. Reaksioni i alkaneve me fluorin ndodh edhe në mungesë të dritës së diellit dhe është shpërthyes.Procesi i krekingutKur alkanet nxehen në temperatura të larta, molekulat e tyre lëkunden aq fort, sa mund t’i këputin lidhjet midis tyre dhe të formojnë molekula të tjera më të vogla. Zakonisht, njëra prej tyre është molekulë alkani. Këto reaksione njihen si kreking (copëtim). Për shembull:C11H24 → C9H20 + H2C = CH2 undekan nonan eten1. Shikoni reaksionin e krekingut të C11H24. a) Në cilin fraksion të naftës bruto gjendet C11H24?b) Në cilin fraksion të naftës bruto gjendet C9H20?c) Pse të paktën njëri nga produktet e krekingut është gjithmonë i pangopur?2. Shkruani një reaksion krekingu për dekanin C10H22, duke u bazuar në reaksionin e krekingut të undekanit.PYETJE DHE DETYRA272Alkanet

