Page 281 - Demo
P. 281
Procesi i krekingut mund të ndodhë edhe në temperatura më të ulëta, duke përdorur katalizator. Ky proces njihet si krekingu katalitik (figura 3). Procesi i krekingut është reaksion radikalar. Duke u nxehur, alkanet këputin lidhjet dhe kthehen në radikale të lira. Këto radikale veprojnë me njëri-tjetrin duke dhënë një përzierje produktesh, alkane dhe alkene me vargje të degëzuara. Krekingu është shumë i rëndësishëm në industrinë e naftës, pasi ai përdoret për të shndërruar fraksionet më të rënda në produkte me vlerë më të lartë. Krekingu katalitik përdoret kryesisht për të siguruar benzinë shtesë dhe si burim për prodhimin e alkeneve.Reduktimi i problemit të goditjesPërzierjet e benzinës që janë të pasura me alkane me vargje të drejta, si p.sh., heptani, ndizen shumë lehtë dhe shpërthejnë shpejt, duke shkaktuar goditje dhe djegie joefikase. Djegia e alkaneve me varg të degëzuar, si trimetil-2,2,4-pentani (izo-oktani) është shumë më e kontrolluar, kështu që përzierjet e benzinës të pasura me alkane me varg të degëzuar janë lëndë djegëse më efikase dhe tek ato ndodh rrallë problemi i goditjes. Oktanit (trimetil-2,2,4-pentan) i është vendosur vlera e oktanit 100, ndërsa heptanit, vlera 0. Përzierjet e benzinës të pasura me alkane me vargje të degëzuara kanë vlera të larta të oktanit dhe digjen mirë e me efikasitet në motorët me performancë të lartë.Ekzistojnë dy mënyra për t’iu përshtatur parametrave të motorëve me performancë të lartë, që kërkojnë karburante me numër të lartë oktani. E para është prodhimi i përzierjeve artificiale të benzinës (të cilat janë të pasura me alkane me vargje të degëzuara) nëpërmjet procesit të krekingut dhe izomerizimit (shiko më poshtë). E dyta është shtimi në benzinë i një përbërjeje që ka veti antigoditje. Për shumë vite, si antigoditës është përdorur një përbërje e plumbit, Pb(CH2CH3)4, që çlironte në mjedis plumb, i cili është toksik.Në mësimin e ardhshëm do të gjeni më shumë informacion rreth efekteve që ka në mjedis djegia e lëndës djegëse në motorë.Produktqë përmban molekula më të vogla.Lëndë e parë e nxehtë, e cila përmban molekula të mëdha.pluhur katalizatorikatalizator i pastërkatalizator i ndotur i mbuluar me blozëpastrues i katalizatoritreaktorFig. 2 Si funksionon një njësi katalitikeGoditja e motorit dhe ndikimi në mjedis i lëndëve djegëse të motorëve të automjeteveLexim273Lexim

