Page 282 - Demo
P. 282
Fig. 1 Gazet e shkarkimeve të motorëve të automjeteve analizohen për t’u siguruar nëse i plotësojnë standardet e vendosura nga institucionet përkatëse. Automjetet prodhojnë çdo vit miliona tonë gaze shkarkimi. Një pjesë e tyre janë të dëmshme për njerëzit dhe mjedisin. Në tabelën 1 është dhënë përbërja e gazeve të shkarkimeve nga motori i një automjeti (me benzinë) me konvertues katalitik dhe nga motori i një automjeti (me benzinë) pa konvertues katalitik. Tabela 1 Përqindja në vëllim e gazeve që shkarkohen nga motorët e dy automjeteve me benzinë.Gazi Automjeti pa katalizator Automjeti me katalizatorDioksid karboni 14 15Oksigjen 0,7 0Hidrogjen 0,25 0Monoksid karboni 1,0 0,2Hidrokarbure 0,06 0,01Aldehide 0,004 0,002Okside te azotit 0,2 0,02Dioksid squfuri 0,005 0,005Plumb (i ngurtë, nëse përdoret benzinë me plumb) 4mgm–3 nuk përdoretNdikimi i gazeve të shkarkimeve të automjeteve te njerëzitNdotësit më të rrezikshëm në shkarkimet e automjeteve janë monoksidi i karbonit, hidrokarburet dhe oksidet e azotit. Prania në to e monoksidit të karbonit dhe e hidrokarbureve vjen si rezultat i djegies jo të plotë të lëndës djegëse. Monoksidi i karbonit është shumë toksik, sepse ai formon një përbërje të qëndrueshme me hemoglobinën në gjak, duke e bërë hemoglobinën të paaftë për të transportuar oksigjenin. Në mjedise të mbyllura, monoksidi i karbonit mund të jetë shumë i rrezikshëm për jetën. Ndërkohë, në mjedise të hapura, rreziku është më i vogël, edhe pse përqendrimi i monoksidit të karbonit në një rrugë me trafik të rënduar për fat të keq është i lartë.a) Për të siguruar benzinë shtesëShembulli i mësipërm tregon se undekani, përbërës i fraksionit të vajgurit, mund të copëtohet për të prodhuar nonan, përbërës i benzinës. Pra, fraksionet më të rënda mund të ndahen për të prodhuar benzinë shtesë. Nëpërmjet krekingut prodhohen kryesisht alkane me vargje të degëzuara dhe jo alkane me vargje të drejta, kështu që benzina e prodhuar në këtë mënyrë ka numër të lartë oktani. Procese të ngjashme me krekingun mund të përdoren për të shndërruar benzinën me numër të ulët oktani në karburant me numër të lartë oktani. Procesi i këputjes së vargjeve të drejta të alkaneve dhe riorganizimi i tyre si izomerë me vargje të degëzuara quhet izomerizim. Ky proces është shumë i rëndësishëm për prodhimin e benzinës pa plumb.b) Si burim për prodhimin e alkeneveDuke qenë se alkanet nuk janë aktive, ato nuk janë lëndë e parë e përshtatshme për prodhimin e përbërjeve organike nga nafta e papërpunuar. Alkenet përmbajnë lidhje dyfishe dhe për rrjedhojë janë aktive. Për këtë arsye, ato konsiderohen lëndë e parë më e mirë. Industria petrokimike përdor sasi të mëdha eteni dhe propeni si njësi bazë për prodhimin e molekulave organike më të mëdha. Në kushte të favorshme, nëpërmjet reaksioneve të krekingut mund të prodhohen sasi të mëdha eteni dhe propeni. Pra alkenet prodhohen si nënprodukte të procesit të krekingut të fraksioneve të rënda (siç është C11H24), si dhe nga copëtimi i disa fraksioneve të benzinës. Alkenet mund të prodhohen gjithashtu nga krekingu i alkaneve të gazta (etan, propan dhe butan). 274Alkanet

