Page 283 - Demo
P. 283


                                    KONCEPTE KYÇENdotësit kryesorë në shkarkimet e automjeteve janë:• monoksidi i karbonit, CO;• oksidet e azotit, NOx (kryesisht NO dhe NO2);• hidrokarburet e padjegura, CxHy.CxHy0,075CO341970 1980 1983Viti i prodhimit të automjeteveShkarkimet (në) g/mile–1)1991 1994CO7,0CO3,4CxHy4,1CxHy0,41CxHy0,41NOx4,0 NOx2,0 NOx1,0CO3,4CxHy0,41NOx1,0CO3,4CxHy0,41NOx0,42001CO3,4NOx0,2CxHy0,0752010CO3,4NOx0,07Fig. 2 Kufijtë e shkarkimeve të automjeteve të vendosura nga qeveria federale amerikane për automjetet e reja. Depozitimi acid dhe smogu fotokimik Depozitimi acid përfshin të gjitha mënyrat e ndryshme nëpërmjet të cilave lëndët acide depozitohen në Tokë, duke përfshirë shiun, borën, mjegullëndhe grimcat e ngurta. Ky lloj depozitimi ndikon negativisht në mjedis,pasi sjell shkatërrimin e jetës në liqenet e acidifikuara, shkatërrimin e pemëvedhe gërryerjen e ndërtesave.Depozitimet acide përmbajnë kryesisht acid sulfurik, acid nitrik, sulfate dhe nitrate. Një rol të madh në formimin e tyre luajnë shkarkimet e automjeteve, ku më kryesoret janë oksidet acide të squfurit dhe azotit.Gazet e shkarkimeve janë gjithashtu shkaktarë të formimit të smogut fotokimik. Në shumë qytete, drita e fortë e diellit ndërvepron me gazet ndotëse të çliruara nga miliona motorë automjetesh, duke shkaktuar kështu një seri reaksionesh komplekse fotokimike. Si rezultat i këtyre reaksioneve prodhohet një përzierje e NOx me gaze të tjera, e cila e shkatërron shtresën e ozonit.Largimi i gazeve ndotëse nga shkarkimet e automjeteveGazet ndotëse më të rëndësishme të shkarkimeve të automjeteve janë CO, NOxdhe hidrokarburet e padjegura, CxHy. Nga qeveritë e vendeve të ndryshme janë miratuar ligje të posaçme, të cilat kërkojnë reduktimin në mënyrë të vazhdueshme të këtyre gazeve. Disa nga mënyrat për zgjidhjen e kësaj problematike janë përshkruar më poshtë.Përdorimi i lëndëve djegëse të oksigjenuara (oksigjenateve)Oksigjenatet janë lëndë djegëse që përmbajnë oksigjen në molekulat e tyre. Ndër to, më të rëndësishmet janë alkoolet: metanoli dhe etanoli. Shtimi i këtyre lëndëve në benzinë e bën djegien më të plotë dhe redukton sasitë eCO dhe CxHy që prodhohen.Kontrolli i sasisë së ajrit të përzier me karburantPara se të hyjë në “dhomën” e djegies së një automjeti, benzina përzihet me ajrin në sistemin e karburatorit ose në sistemin e injektimit. Sasia “stekiometrike” e ajrit është sasia e mjaftueshme për t’u kombinuar me karburantin që ai të digjet plotësisht.Një përzierje lëndë djegëse–ajër quhet “e pasur” kur ka tepricë lënde djegëse: në këtë rast, motorit “i zihet fryma ose bukoset” për shkak të fillimit të punës në të ftohtë. Përzierjet “e pasura” prodhojnë sasi të mëdha CO dhe CxHy. Kjo do të thotë që mëngjeset e ftohta të dimrit janë një periudhë e keqe për nivelin e ndotjes nga shkarkimet. Një përzierje lëndë djegëse–ajër quhet “e varfër”kur ka tepricë ajri, dhe në këtë rast prodhohet më pak CO dhe CxHy. Për këtë arsye, prodhimi i automjeteve me motorë “me djegie të varfër” do të ishte një mënyrë efikase për reduktimin e sasisë së gazeve ndotëse që çlirohen prej tyre.275Lexim
                                
   277   278   279   280   281   282   283   284   285   286   287