Page 284 - Demo
P. 284


                                    HyrjeCOCxHyNOxDaljeH2OCO2N2Katalizatori i vendosur në një bllok qeramikeFig. 3 Një konvertues katalitik me tri drejtimeDeri më sot, problemi mjedisor më serioz që lidhet me lëndët djegëse hidrokarbure, është ndryshimi i klimës. Bimët e rritura në serrë janë më ngrohtë sesa ato që rriten jashtë, për shkak se sasinë e energjisë diellore që hyn nëpërmjet xhamit, serra e ruan për një kohë relativisht të gjatë. E njëjta gjë ndodh edhe me disa lloje gazesh që gjenden në atmosferë. Duke përthithur një pjesë të energjisë diellore, ato arrijnë ta mbajnë ngrohtë Tokën. Pa efektin serrë, temperatura mesatare në sipërfaqen e planetit tonë do të ishte rreth 330C më e ulët, pra -180C në vend të 150C.Toka përthith nga dielli rrezatimin e dukshëm dhe atë ultravjollcë (UV) dhe më pas e riemeton një pjesë të kësaj energjie si rreze infra të kuqe (IR). Rrezatimi IR përthithet nga molekulat në atmosferë, duke i bërë ato të lëvizin më shpejt dhe të rritin energjinë e tyre. Kjo energji kalon te molekulat e tjera, duke e bërë atmosferën më të ngrohtë.Disa gaze e përthithin energjinë diellore më mirë se të tjerat. Oksigjeni dhe azoti nuk janë shumë efektivë në këtë proces, por dioksidi i karbonit po. Kjo Efekti serrë dhe ndryshimi global i klimësPërdorimi i konvertuesve katalitikëKonvertuesi katalitik i largon gazet ndotëse nga shkarkimet, duke i oksiduar ose reduktuar ata. Gazet e shkarkimit kalojnë përmes një konvertuesi që ka si katalizator një metal të çmuar, zakonisht një aliazh të platinit dhe rodiumit. Në konvertuesin katalitik ndodhin disa reaksione kimike. NOx dhe CO marrin pjesë në një reaksion redoks, i cili i largon të dy në të njëjtën kohë. NOx oksidon CO në CO2, ndërsa vetë reduktohet në azot (N2), që është gaz i padëmshëm.2NO(g) + 2CO(g) → N2(g) + 2CO2(g)CO dhe CxHy oksidohen nga ajri:2CO(g) + O2(g) → 2CO2(g)C7H16(g) + 11O2(g) → 7CO2(g) + 8H2O(g)(Si shembull merret C7H16, duke qenë se është përfaqësuesi tipik i një hidrokarburi.)Që të ndodhin të tria këto reaksione, nevojitet një “konvertues me tri drejtime” (figura 3). Motori është i pajisur me një monitorues oksigjeni, i cili kontrollon sasinë e oksigjenit që shkon në motor, për t’u siguruar që ajo është e mjaftueshme për kryerjen e reaksioneve të oksidimit (djegien e plotë).Rezultati i përgjithshëm i kalimit të gazeve të shkarkimit përmes këtij sistemi katalitik është shndërrimi i NOx, CO dhe CxHy në përbërje relativisht më të padëmshme, si N2, CO2 dhe H2O. Nëse katalizatori nuk arrin një temperaturë rreth 200°C, reaksionet katalitike nuk ndodhin, kështu që ato nuk janë efektive ndërkohë që motori është duke u ngrohur.Sistemet katalitike të këtij lloji kushtojnë disa qindra dollarë, kryesisht për shkak të kostos së lartë të metaleve të çmuara që ato përmbajnë. Në çdo rast duhet të përdoret karburant pa plumb, sepse plumbi e “helmon” katalizatorin. Për fat të keq, ndotja e mjedisit nga shkarkimet e automjeteve nuk mund të shmanget plotësisht me përdorimin e konvertuesve katalitikë. Bëhet fjalë për ndryshimet klimaterike, që janë diskutuar në mësimin tjetër.Lexim276Alkanet
                                
   278   279   280   281   282   283   284   285   286   287   288