Page 286 - Demo
P. 286


                                    mesatare janë pjesë e një cikli natyror dhe jo një prirje afatgjatë e shkaktuar prej djegies së karburanteve fosile nga njerëzit. Megjithatë, shumica e shkencëtarëve besojnë se kjo rritje është shkaktuar nga aktiviteti njerëzor dhe se ka gjasa që situata të përkeqësohet edhe më shumë, nëse nuk reduktohet në mënyrë drastike çlirimi i dioksidit të karbonit nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Kontrolli i CO2Mënyra e vetme për të minimizuar emetimin e CO2 është reduktimi i djegies së lëndëve djegëse fosile. Në fakt, në teori kjo gjë duket shumë e lehtë, por në praktikë është e vështirë të realizohet, për shkak se ekonomia botërore varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga lëndët djegëse fosile, pasi konsumi i naftës, gazit dhe qymyrit po rritet shumë shpejt në vendet në zhvillim. Më poshtë janë dhënë disa nga masat kryesore që duhet të merren për reduktimin e emetimit të CO2. (Nuk ka një mënyrë të vetme për ta zgjidhur problemin: ai mund të zgjidhet vetëm nga kombinimi i shumë masave të ndryshme.)• Rritja e efikasitetit të djegies së lëndës djegëse: përdorimi i automjeteve më efikase lidhur me djegien e lëndëve djegëse, shtëpi me izolim më të mirë termik dhe ulje e konsumit të energjisë. (Pajisja e automjeteve me konvertues katalitikë nuk e zvogëlon sasinë e CO2 që prodhohet prej tyre.)• Përdorimi i energjisë bërthamore dhe i burimeve të ripërtëritshme të energjisë, të tilla si hidrocentralet, era dhe energjia diellore, për të prodhuar energji elektrike.• Përdorimi i lëndëve djegëse fosile që prodhojnë më pak CO2. Tabela 1 tregon sasinë e CO2 të çliruar nga djegia e karburanteve të ndryshme. Vërejmë se për çdo kiloxhaul energji të prodhuar, gazi natyror prodhon rreth tre të katërtat më shumë CO2 se benzina dhe më pak se gjysma CO2krahasuar me qymyrin.Tabela 1 Sasia e CO2 e çliruar nga djegia e lëndëve djegëse të ndryshme, për kJ energji të prodhuar.Lënda djegëse Sasia e CO2Qymyr (llogaritur si karbon i pastër) 0,11Gazi natyror (llogaritur si CH4 i pastër) 0,049Benzinë (llogaritur si C8H18 i pastër) 0,064Hidrogjen (H2) 0278Alkanet
                                
   280   281   282   283   284   285   286   287   288   289   290