Page 287 - Demo
P. 287
1. Emërtoni alkanet e mëposhtme:a) CH3−CH2−CH2−CH2−CH2−CH3b) CH3 − CH − CH2 − CH − CH2 − CH3−CH2CH3−CH3c) CH2CH2CH2CH2H2CH2CH2Cd)CH3−CH2−CH2−CH2CH3CH2−−e)CH −CH3CH2CH2 −−−f)2. Jepen alkanet:A CH3(CH2)18CH3BC CH3(CH2)6CH3D CH3CH(CH2)4CH3−CH3E CH3CH2CH3a) Në cilin fraksion të naftës së papërpunuar gjendet secili prej tyre?b) Cilat prej tyre janë izomerë?c) Cilat nga alkanet e mësipërme mund të formohen nga procesi i krekingut të një alkani tjetër? (Identifikoni dy alkanet.)d)Renditini alkanet sipas rritjes së pikës së tyre të vlimit.e) Cili alkan është në gjendje të ngurtë në 298 K?f) Formula e përgjithshme e cilit alkan nuk është CnH2n + 2?3. Shkruani: a) formulën strukturore; b) formulën molekulare për alkanet e mëposhtme:i. etilciklohekzan;ii. dimetil-1,2-ciklopentan;iii.trimetil-2,2,3-butan;iv.dietil-3,4-dimetil-2,2- heptan.4. Vëzhgoni tabelën e mëposhtme, në të cilën janë dhënë ndryshimet e entalpisë së djegies dhe masat molekulare relative të disa alkaneve.Alkani Nr. i atomeve të karbonit, nMasa molekulare relativeNdryshimii entalpisësë djegies(në kJ/mol)Metan 1 16 –890Etan 2 30 –1560Propan 3 44 –2220Butan 4 58 –2877Pentan 5 72 –3509Metilbutan 5 72 –3503Dimetil-2,2-propan 5 72 –3517Hekzan 6 86 –4195a) Ndërtoni një grafik që tregon varësinë e ΔHd në funksion të n për gjashtë alkanet e para me vargje të drejta.b) A rritet ΔHd përafërsisht me të njëjtën vlerë për çdo atom karboni shtesë në vargun e një alkani?c) Sa është rritja mesatare e ΔHd për çdo atom karboni?d)Ndryshimin e entalpisë së djegies së cilit grup strukturor përfaqëson përgjigjja juaj në pikën c?e) Krahasoni vlerat e ΔHd për tri alkane izomere me pesë atome karboni. Shpjegoni pse këto vlera janë shumë të përafërta.f) Përcaktoni ndryshimin e entalpisë së djegies, përkatësisht: për gram butan, pentan dhe hekzan. Komentoni rezultatin tuaj.5. Ky ushtrim ka të bëjë me nonanin, i cili është një nga përbërësit e vajgurit. Vajguri përdoret si lëndë djegëse për ngrohje, si dhe në motorët e avionëve.a) Shpjegoni pse nonani nuk vepron me reaktantë jonikë ose polarë, të tillë si hidroksidi i natriumi ose acidi sulfurik.b) Shkruani barazimin kimik të reaksionit të djegies së plotë të nonanit.c) Njehsoni masat molare të nonanit dhe dioksidit të karbonit.27914 Ushtrime përmbledhëse

