Page 288 - Demo
P. 288
d)Njehsoni masën e dioksidit të karbonit të formuar nga djegia e 1 kg nonan.e) Njehsoni vëllimin e kësaj mase të dioksidit të karbonit në temperaturë dhe trysni dhome. (Supozojmë se në këto kushte, 1 mol gaz zë vëllimin 24 l.)6. Ky ushtrim ka të bëjë me oktanin (C8H18) dhe ciklooktanin (C8H16).a) Skiconi formulën strukturore të oktanit.b) Skiconi formulën skeletore të ciklooktanit.c) Supozoni se oktani dhe ciklooktani kanë vepruar me klorin në mënyrë të tillë që në secilën nga molekulat e tyre është zëvendësuar vetëm një atom hidrogjeni nga klori. Shkruani formulat strukturore për të gjitha produktet që mendoni se formohen në secilin rast.7. Kur te hekzani shtohen disa pika bromi, formohet një tretësirë me ngjyrë të kuqe të theksuar. Nëse përzierja mbahet në errësirë, nuk ndodh asnjë reaksion kimik, por nën dritën e diellit, ngjyra e kuqe zhduket ngadalë dhe fillon të çlirohet një gaz i mjegullt.a) Identifikoni gazin e mjegullt të formuar në këtë reaksion.b) Shkruani reaksionin e përgjithshëm të veprimit të një moli brom me një mol hekzan në këto kushte.c) Pse reaksioni ndodh vetëm në praninë e rrezeve të diellit?d)Ky është një reaksion zinxhir radikalar. Shkruani barazimet kimike për:i. stadin e fillimit;ii. stadin e zhvillimit (përhapjes);iii.stadin e përfundimit.8. Shkruani formulat strukturore të të gjitha produkteve që mendoni se formohen kur etani bashkëvepron me tepricë klori nën ndikimin e rrezeve të diellit.9. Për secilin nga rastet e mëposhtme, parashikoni nëse ndodh apo jo ndonjë reaksion i rëndësishëm. Shkruani barazimet kimike për çdo reaksion që parashikoni të ndodhë.a) Klori gurgullohet në hekzan në prani të dritës së diellit.b) Natriumi metalik shtohet në hekzan të ngrohtë.c) Hekzani vlohet në tretësirë bikromat kaliumi(VI) të acidifikuar.d)Klori dhe avujt e hekzanit nxehen në errësirë.e) Hekzani dhe hidrogjeni nxehen nën rrezet e diellit.f) Avujt e hekzanit nxehen në mungesë të ajrit.10.Reaksioni i mëposhtëm është një reaksion krekingu.C12H26 → C10H22 + H2C=CH2a) Shkruani formulën molekulare të alkanit të formuar nga reaksioni i krekingut. b) Skiconi formulën strukturore për të treguar tre izomerët strukturorë të C10H22. c) Shpjegoni pse krekingu përdoret më shumë në industrinë e naftës. d)Reaksioni i krekingut ndodh në temperatura të larta, ose në prani të një katalizatori. Shpjegoni pse në procesin e krekingut katalitik në industri përdoret katalizatori. 11.Metani mund të përdoret si lëndë djegëse alternative në vend të benzinës për automjetet. Cilat janë modifikimet e domosdoshme që një makinë e zakonshme të mund të punojë me metan? Cilat do të ishin përparësitë e përdorimit të metanit si lëndë djegëse në vend të benzinës? 12.Në tabelën e mëposhtme jepen përqindjet në vëllim të gazit natyror me origjinë nga Teksasi (ShBA). Përbërësit e gazit natyror Përqindja në vëllimMetan 80,9Etan 6,8Propan 2,7Butan dhe alkane të larta 1,6Azot 7,9Dioksid karboni 0,1Gazi natyror përpunohet në këtë mënyrë: fillimisht largohet dioksidi i karbonit, më pas etani, propani, butani dhe alkanet e tjera më të larta. Alkanet e larta përdoren kryesisht për të prodhuar alkene, sidomos eten, i cili është një përbërje kimike industriale shumë e rëndësishme. Ai shërben si lëndë e parë për prodhimin e polimerëve dhe shumë përbërjeve të tjera organike.a) Çfarë duhet të bëhet për të larguar dioksidin e karbonit nga gazi natyror?b) Po etani dhe alkanet më të larta, si mund të largohen prej tij?c) Për çfarë mund të përdoret gazi natyror i mbetur?d) Pse nuk është e nevojshme që të largohet azoti nga gazi natyror?e) Eteni prodhohet nga etani nëpërmjet procesit të krekingut, gjatë të cilit eliminohet hidrogjeni. Shkruani reaksionin kimik. Çfarë kushtesh duhet të plotësohen që të ndodhë reaksioni?f) Në Evropë, eteni prodhohet kryesisht nga nafta (pjesë e fraksionit të benzinës nga nafta bruto) dhe jo nga etani. Shpjegoni pse.280Ushtrime përmbledhëse

