Page 289 - Demo
P. 289
15.1 Anestezikët dhe halogjenalkanetKlori dallohetpër vetitë e tijanestezike.C −C−−−−− −ClBrHFFFBromi përdoret për të reduktuaravullueshmërinë.Fluori dallonpër inertësinë.Fig. 1 Halotani (brom-2-klor-2- trifluor-1,1,1-etani)Para se të zbulohej anestezia, kirurgjia ishte një punë e vështirë, e cila kryhej në kushte të vështira, madje, thuajse primitive. Aplikimi (përdorimi) i anestezisë mundësoi zhvillimin e kirurgjisë, një degë mjaft të rëndësishme të mjekësisë. Tre nga anestezikët më të hershëm dhe më të rëndësishëm janë oksidi i azotit (N2O), eteri (etoksietan, CH3CH2OCH2CH3) dhe kloroformi (triklormetani, CHCl3). Oksidi i azotit nuk është toksik dhe as i ndezshëm, por ai prodhon vetëm anestezi të lehta. Eteri është një anestetik efektiv, por ndizet vrullshëm dhe për këtë arsye është i rrezikshëm. Kloroformi prodhon anestezi të thellë dhe nuk është i ndezshëm, por është toksik dhe mund të dëmtojë mëlçinë. Mënyra më e mirë për të marrë një anestezik është nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes (respiratore). Për këtë arsye, ai duhet të jetë një gaz ose lëng i avullueshëm, në mënyrë që të thithet nga mushkëritë. Ai nuk duhet të jetë i ndezshëm, duhet të prodhojë anestezi të thellë dhe nuk duhet të jetë toksik. Në vitin 1951, kimistët filluan kërkimet për një anestezik të ri. Për këtë, ata vendosën të studionin halogjenalkanet.Kimistët e dinin se zëvendësimi i atomeve të hidrogjenit me klor në një alkan rrit vetitë e tij anestezike, por e bën atë edhe më toksik. Kështu, diklormetani, CH2Cl2, është një anestezik mjaft i dobët me toksicitet të ulët, triklormetani (kloroformi), CHCl3 është më i fortë dhe më toksik, ndërsa tetraklormetani është një anestezik shumë i fortë dhe gjithashtu shumë toksik.Gjithashtu, futja e atomeve të halogjenëve në skeletin e një alkani e bën atë të pandezshëm. Në këtë drejtim, fluori është i dobishëm për shkak të lidhjes C-F shumë të qëndrueshme. Fluoralkanet janë inerte, nuk janë të ndezshme dhe as toksike. Për këtë arsye, kimistët filluan të kërkonin një halogjenalkan me varg të shkurtër, që të përmbante fluorin për plogështinë e tij dhe klorin për vetitë anestezike, me pikë vlimi nga 40oC deri në 60oC. Ata u përqendruan te përbërjet me dy molekula karboni dhe pas shumë provave prodhuan përbërjen e treguar në figurën 1.Kjo përbërje u emërtua halotan. Pas zbulimit të saj në vitin 1956, ajo u përdor gjerësisht në spitale. Ndonëse edhe sot halotani ka një përdorim të gjerë në mbarë botën, ai po zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga anestezikë më të sigurt, të bazuar në fluorokarbonet. Ai shfaq disa nga vetitë më të rëndësishme të halogjenalkaneve: tregon aktivitetin në rritje të lidhjes C-halogjen kur kalojmë nga F tek I; ulje të avullueshmërisë së R-Hal kur kalojmë në të njëjtin drejtim; dhe efektin e atomeve të halogjenit në reduktimin e ndezshmërisë së një hidrokarburi.Edhe pse përbërjet organike të halogjenuara hasen rrallë në natyrë, studimi i vetive të tyre është i rëndësishëm për kimistët, pasi ato përdoren gjerësisht në industri dhe në laborator.Situata e të nxënit:• emërtimi i disa anestezikëve;• përdorimi i halogjenalkanevesi anestezikë;• emërtimi i përbërjeve që përmbajnë halogjenë.28115.1 Anestezikët dhe halogjenalkanetPërbërjet organike të 15 halogjenuara (halogjenalkanet)

