Page 29 - Demo
P. 29


                                    212.1 Të dhëna për strukturën e atomitKONCEPTE KYÇERrezet katodike janë grimca të vogla, me ngarkesë negative. Ato janë rreth 1840 herë më të lehta se atomet e hidrogjenit. Këto grimca u quajtën elektrone.Disa vjet më vonë, në vitin 1897, Xhozef Xhon Tomson (Joseph John Thomson) zbuloi se, nëse brenda tubit katodik vendoseshin dy pllaka kondensatori (njëra me ngarkesë pozitive dhe tjetra me ngarkesë negative), trajektorja e lëvizjes së rrezeve katodike përkulej nga ana e pllakës (+) të kondensatorit. Duke u bazuar në një seri eksperimentesh, ai arriti të demonstrojë se tufa e rrezeve katodike ishte e përbërë nga grimca të njëjtadhe shumë të vogla, të cilat u quajtën elektrone (shënohen me simbolin e–). Këto grimca ishin me ngarkesë negative dhe lëviznin me shpejtësi të madhe.Modeli i atomit sipas Tomsonit Idetë mbi modelin e atomit nuk kanë qenë gjithmonë të njëjta dhe të pandryshueshme. Për herë të parë, modelin e atomit e paraqiti Tomsoni në vitin 1897. Në këtë kohë, ai zbuloi elektronin dhe shfaqi perceptimin e tij për modelin e atomit. Sipas këtij modeli, atomi kishte strukturë homogjene, d.m.th., masa e atomit, ngarkesat pozitive dhe ato negative ishin të shpërndara në mënyrë homogjene në të gjithë atomin. Tomsoni mendonte se masa e një atomi ishte sa shuma e masave të elektroneve që ndodheshin në të. Meqenëse masa e një elektroni ishte sa 1/1840 e masës së një atomi hidrogjen, ai mendonte se në atomin e hidrogjenit gjendeshin 1840 elektrone. Mirëpo më pas, nga studimet dhe eksperimentet e shkencëtarëve të tjerë rezultoi që kjo ide ishte e gabuar.Modeli i atomit sipas Radhërfordit Në vitin 1911, Radhërfordi dhe bashkëpunëtorët e tij, Hans Gelger dhe Ernest Marsden, paraqitën një model të ri të atomit, më të detajuar sesa ai i Tomsonit. Radhërfordi synonte zbulimin e strukturës së brendshme të atomit. Për këtë,ai zhvilloi eksperimentin e mëposhtëm: Mbi një fletë ari tepër të hollë, lëshoi nga një burim grimcash një tufë rrezesh α (me ngarkesë 2+). Fleta metalike e arit ishte e rrethuar nga një ekran fluoreshent. Nga eksperimenti rezultoi se pjesa më e madhe e rrezeve α e përshkoi fletën e arit në rrugë drejtvizore, një pjesë e tyre devijoi rrugën, ndërsa 1 në 10 000 grimca u kthye mbrapsht. Fig. 3 Modeli i atomit sipas TomsonitFig. 4 Eksperimenti i Radhërfordit+–+–+–+–+–+–+–+–+–+–+–+–+–+–+–++++++++++++++++++1. Nga dalin elektronet në rrezet katodike? 2. Pse rrezet katodike i japin ekranit ngjyrë fluoreshente(fig. 2)? 3. Cila pjesë e eksperimenteve të Tomsonit tregoi se rrezet katodike nuk mund të ishin rrezet e dritës? 4. Njehsoni masën e: a) 6,02 × 1023 atomeve hidrogjen; b) 0,5 mol-atomeve hidrogjen;c) 1000 elektroneve.PYETJE DHE DETYRA
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33