Page 290 - Demo
P. 290
Situata e të nxënit:• shpjegimi i marrëdhënies midis fortësisë së lidhjes karbonhalogjen dhe aktivitetit kimik; • efekti i përbërjeve klorofluorokarbon mbi shtresën e ozonit;• krahasimi i polariteteve dhe pikave të vlimit të halogjenalkaneve të ndryshme.Emërtimi i halogjenalkanevePërbërjet orgawnike të halogjenuara përmbajnë grupin funksionor halogjen: −F, −Cl, −Br, −I. Ato emërtohen duke përdorur parashtesat fluor-, klor-, brom- dhe -jod. Për të treguar pozicionin e atomit të halogjenit në molekulë, përdoren numrat (nëse është e nevojshme). Për shembull:CH3CH2Cl kloretan,CH3CHBrCH3 brom-2-propanNëse molekula përmban më shumë se një atom halogjeni të të njëjtit lloj, përdoren parashtesat di-, tri-, tetra- etj. Kështu:CH2ClCH2Cl diklor-1,2-etanCHCl2CHClCH3 triklor-1,1,2-propanHalogjenurët e acilit përmbajnë grupin −C −Hal=OFig. 1 Një tigër nën efektin e anestezisë me halotan15.2 Heading A Natyra e lidhjes karbon-halogjen1. Emërtoni përbërjet e mëposhtme:a) CH3CH2CHICH3b) CH3CHCl22. Shkruani formulat strukturore të këtyre përbërjeve:a) tribrom-1,3,5-ciklohekzan;b) dibrom-1,2-klor-3-propan.PYETJE DHE DETYRANëse krahasojmë energjinë e lidhjes C-F prej 485 kJ mol-1 me energjinë e lidhjes C-H prej 435 kJ mol-1 si dhe të lidhjes C-Cl me vlerë 327 kJ mol-1, rezulton se lidhja C-F është shumë e fortë. Për këtë arsye, lidhja C-F nuk është shumë aktive, pra fluorkarbonet (përbërjet që përmbajnë vetëm fluor dhe karbon) janë jashtëzakonisht inerte. Lidhja C-Cl është më aktive se lidhja C-F, por përbërjet shumë të klorinuara si CCl4 dhe CHCl3, janë mjaft inerte dhe të pandezshme. Përbërjet që përmbajnë karbon, hidrogjen dhe fluor quhen fluoralkane ose hidrofluorkarbone (HFC). Për shkak të aktivitetit të tyre të ulët, ato përdoren gjerësisht te zjarrfikëset, sprajtet aerosole dhe ftohësit. Një ndër to është tetrafluor-1,1,1,2-etan:F −C −C −H−F−H−F−Fi cili është një lëndë ftohëse e shkëlqyer, me pikë vlimi -260C.282Përbërjet organike të halogjenuara (halogjenalkanet)

