Page 291 - Demo
P. 291
15.2 Natyra e lidhjes karbon-halogjenKlorofluorokarbonet dhe shtresa e ozonitKlorofluorokarbonet (CFCs) përmbajnë klor dhe fluor. Një shembull i tyre është CCl2F2, diklorodifluorometani.CFC-të janë përdorur gjerësisht si gaze ftohëse, tretës dhe sprajte aerosole. Por dihet se CFC-të shkaktojnë dëmtime serioze në shtresën e ozonit, që përthith pjesën më të madhe të rrezatimit ultravjollcë të diellit para se të mbërrijë në Tokë. Problemi më i madh i CFC-ve është se ato janë shumë joaktive. Kur çlirohen në atmosferë (nga një llak aerosoli, nga një frigorifer i vjetër etj.), ato qëndrojnë aty për shumë vite me radhë, pa u shpërbërë. Molekulat e CFC-ve shpërhapen në ajër dalëngadalë, derisa arrijnë shtresën e sipërme të atmosferës (stratosferën). Kjo pjesë e atmosferës bombardohet vazhdimisht nga rrezatimi i fuqishëm ultravjollcë, i cili ka energji të mjaftueshme për të këputur lidhjet relativisht të dobëta C-Cl te CFC-të. Këputja e lidhjes C-Cl është këputje homolitike dhe prodhon radikalet Cl·. Janë pikërisht këto radikale përgjegjëset kryesore të dëmtimit të shtresës së ozonit. Ja se çfarë ndodh:Ozoni, O3, formohet në stratosferë në mënyrë të vazhdueshme, nga veprimi i radikaleve të O2 dhe molekulave të O2. Në fillim, kur rrezatimi ultravjollcë ndan molekulat e O2 formohen radikalet O2. Pastaj këto radikale reagojnë me molekulat e O2 për të formuar O3. Dy reaksionet janë:O2(g) → 2O·(g) (1)Më pas,O·(g) + O2(g) → O3(g) (2)Ky është një proces natyror i vazhdueshëm, i cili prodhon ozon O3 që thith rrezet e dëmshme ultravjollcë para se ato të arrijnë në Tokë.Por, kur në stratosferë janë të pranishme radikalet e Cl·, ato reagojnë me ozonin, duke formuar O2 dhe radikalet ClO·.O3(g) + Cl·(g) → O2(g) + ClO·(g) (3)Radikalet ClO veprojnë më pas me radikalet O sipas reaksionit:ClO·(g) + O·(g) → Cl·(g) + O2(g) (4)Nëse shikoni me vëmendje reaksionet (3) dhe (4), do të kuptoni se e përbashkëta e tyre është efekti i largimit të O3 dhe O·. Për më tepër, radikalet Cl· rigjenerohen nga reaksioni (4). Për fat të keq, ato nuk harxhohen kurrë, ndaj dhe veprojnë si katalizatorë të shndërrimit të O3 dhe O· në O2. Në fakt, një radikal Cl· mund të katalizojë ndarjen e rreth 1 milion molekulave O3. Është pikërisht kjo arsyeja pse CFC-të kanë një efekt shkatërrues në shtresën e ozonit. Gjatë viteve 1980, matjet e përqendrimit të ozonit në stratosferë treguan se shtresa e ozonit po hollohej vazhdimisht, gjë që solli krijimin e një “vrime” në shtresën e tij. Nisur nga ky fakt, te kimistët u përforcua bindja se shkaku kryesor i kësaj dukurie ishte efekti i CFC-ve. Për këtë arsye, në vitin 1990, mbi 60 vende nënshkruan një marrëveshje për të shfuqizuar përdorimin e CFC-ve deri në vitin 2000. Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se CFC-të qëndrojnë në atmosferë për shumë kohë, shkencëtarët me përllogaritjet e tyre parashikojnë se do të duhen shumë e shumë vite që shtresa e ozonit të kthehet në gjendjen e mëparshme. CFC-të janë zëvendësuar nga përbërje të tjera, sidomos nga fluoralkanet.Fig. 2 Lëkura e fëmijëve të vegjël është shumë e ndjeshme ndaj rrezeve ultravjollcë. Për mbrojtjen e saj duhet të përdoren kapele dhe veshje të përshtatshme. (a)(b)(c)Fig. 1 Molekulat e: (a) kloretanit; (b) brometanit; (c) jodetanit.KONCEPTE KYÇEDuke qenë se lidhja C-F është shumë e fortë, fluoralkanet janë shumë të qëndrueshme dhe joaktive.283

