Page 292 - Demo
P. 292


                                    Situata e të nxënit:• zëvendësimi nukleofilik te përbërjet me lidhje polare;• skicimi i mekanizmave të reaksioneve SN1 dhe SN2; • përcaktimi i tipit të mekanizmit të reaksionit duke u bazuar te ligjet e shpejtësisë.Fig. 3 Kjo balonë plastike e madhe, e mbushur me helium, do të transportojë instrumente për matjen e përqendrimit të ozonit mbi Arktik.KONCEPTE KYÇENga ndarja e CFC-ve në stratosferë përftohen radikalet Cl·, të cilat shkatërrojnë shtresën e ozonit.Tabela 1 Efekti i tretësirës së nitratit të argjendit te përbërjet që përmbajnëbrom (në temperaturën e dhomës).Bromur natriumi brom-1-butanShfaqet menjëherë precipitat me ngjyrëtë verdhë të zbehtë.Në fillim nuk ndodh asnjë reaksion, pas disa minutash shfaqet precipitat i zbehtë.Përbërjet që përmbajnë lidhje C-F nuk janë tipike të halogjenalkaneve, të cilat kanë prirje të jenë shumë më aktive se fluoralkanet. Reaksionet e halogjenalkaneve janë shqyrtuar në mësimin e ardhshëm.Vetitë fizike të halogjenalkaneveLidhja C-Hal është polare, por jo edhe aq polare sa të ndikojë ndjeshëm në vetitë fizike të halogjenalkaneve. Ato janë të papërzieshme me ujin. Siç e vërejmë edhe në tabelën 1, avullueshmëria e tyre përcaktohet nga madhësia dhe numri i atomeve të halogjenëve që ato përmbajnë. Kështu, jodometani në temperaturën e dhomës është lëng, ndërkohë që klormetani është gaz edhe pse ka molekulë më polare.Tabela 1 Pikat e vlimit të disa halogjenalkanevePërbërja Gjendja fizike (në 298 K) Pika e vlimit (në K)CH3F g 195CH3Cl g 249CH3Br g 277CH3I l 316CH2Cl2 l 313CHCl3 l 335CCl4 l 350C6H5Cl l 405Halogjenalkanet aktive: lidhja C − BrPër të krijuar një ide rreth natyrës së lidhjes C-Hal, do të shqyrtojmë më poshtë disa përbërje që përmbajnë brom.Tabela 1 tregon se si ndikon shtimi i tretësirës së nitratit të argjendit në bromur natriumi dhe në brom-1-butan. Në rastin e brom-1-butanit, tretësira duhet të tundet fort, pasi nuk përzihet mirë me fazën ujore.1. Shikoni me vëmendje tabelën 1 dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Cili është precipitati me ngjyrë të verdhë të zbehtë, i përftuar nga reaksioni midis nitratit të argjendit dhe bromurit të natriumit?b) Shkruani një barazim në trajtë jonike për këtë reaksion.c) Pse nitrati i argjendit nuk formon menjëherë precipitat me brom-1-butanin, edhe pse ai përmban brom?d) Shpjegoni pse precipitati shfaqet pas disa minutash.PYETJE DHE DETYRA15.3 Zëvendësimi nukleofilik284Përbërjet organike të halogjenuara (halogjenalkanet)
                                
   286   287   288   289   290   291   292   293   294   295   296