Page 297 - Demo
P. 297


                                    Reaksioni me jonin hidroksilKy reaksion është trajtuar në mësimin e mëparshëm.Reaksioni me ujinNë rastin e brometanit, produkti është etanoli, megjithëse reaksioni është i ngadalshëm edhe kur nxehet:CH3CH2Br + H2O → CH3CH2OH + HBretanolReaksioni me jonin cianurKur brometani nxehet nën refluks me një tretësirë të cianurit të kaliumit në etanol, formohet propannitril:CH3CH2Br + CN– → CH3CH2CN + Br–propan-nitril Ky reaksion është i dobishëm në sinteza të ndryshme, si një mënyrë për të rritur gjatësinë e vargut të përbërjes.Reaksioni me amoniakunAmoniaku është një grimcë nukleofile për shkak të çiftit elektronik vetjak të azotit. Kur brometani nxehet me një tretësirë ujore të përqendruar të amoniakut në një tub të mbyllur, formohet etilamina:CH3CH2Br (l) + NH3 (uj) → CH3CH2NH2 (uj) + HBr (uj)etilaminëAtomi i azotit tek etilamina ka ende një çift elektronik vetjak, kështu që ai mund të veprojë si grimcë nukleofile. Kur brometani është me tepricë, ndodh zëvendësimi i mëtejshëm:CH3CH2Br + CH3CH2NH2 → CH3CH2NHCH2CH3 + HBretilaminë dietilaminëe kështu me radhë.Reaksionet e mësipërme janë ilustruar duke iu referuar brometanit, por ato janë të zbatueshme për të gjitha halogjenalkanet. Nga halogjenalkanet mund të sintetizohen shumë përbërje të ndryshme.Fig. 1 Kloralkanet janë tretës shumë të mirë.Diklormetani përdoret për të hequr bojën, pasi ai ka aftësinë të tresë edhe bojën e tharë. Ndryshe nga triklormetani dhe tetraklrometani, toksiciteti i tij është më i ulët, kështu që është më i sigurt për t’u përdorur.Në reaksionet e halogjenalkaneve që kemi parë deri më tani, OH− ka vepruar si grimcë nukleofile. Për shembull, kur brom-2-propani nxehet në prani të tretësirës ujore të hidroksidit të natriumit, joni hidroksid vepron si grimcë nukleofile dhe ndodh reaksioni i zëvendësimit nukleofilik:Br OHCH3−CH−CH3 (uj) + OH– (uj) → CH3−CH−CH3 (uj) + Br– (uj)brom-2-propan propanol-2Situata e të nxënit:• përshkrimi se si vepron joni OH− si bazë në një reaksion eliminimi;• përmbledhja e reaksioneve të halogjenalkaneve.15.5 Reaksionet e eliminimit28915.5 Reaksionet e eliminimit
                                
   291   292   293   294   295   296   297   298   299   300   301