Page 30 - Demo
P. 30
22Struktura elektronike e atomitFig. 5 Tomsoni (majtas) dhe Radhërfordi, dy nga shkencëtarët më të shquar të shekullit XXRezultatet e eksperimentit të Radhërfordit u shpjeguan si më poshtë: a) Aty ku rrezet α përshkonin në rrugë drejtvizore fletën e arit, ishte hapësirë bosh ose mund të ishin vendosur elektronet që ishin ngarkesa me shenjë të kundërt. Elektronet tërhiqnin rrezet α me ngarkesë 2+ →α2+. b) Aty ku rrezet α2+ devijonin nga rruga drejtvizore, u mendua se tufa e rrezeve α kalonte afër qendrës së ngarkesave pozitive, të cilat shtynin njëra-tjetrën. c) Aty ku rrezet α ktheheshin mbrapsht, takonin në qendrën e ngarkesave pozitive të atomit. Nisur nga këto rezultate, Radhërfordi paraqiti hipotezat e tij. Për sa i përket ndërtimit të atomit, ai hodhi hipotezën se, masa dhe ngarkesa pozitive e atomit janë përqendruar në një pjesë shumë të vogël qendrore të tij, e cila quhet bërthamë. Pjesa tjetër e atomit është një hapësirë shumë e madhe, që zihet nga elektronet. Radhërfordi njehsoi përmasën (diametrin) e bërthamës afërsisht të rendit 10–14 m dhe arriti në përfundimin se, diametri i bërthamës është shumë më i vogël se diametri i atomit. Pas dy vjetësh, modeli planetar i atomit (sipas Radhërfordit), i përbërë nga një bërthamë me ngarkesë pozitive, përreth së cilës lëvizin elektronet, u pranua përfundimisht nga të gjithë shkencëtarët. Bazuar në këtë model të atomit, Radhërfordi përpiloi dy hipoteza: a) Elektronet lëvizin rreth e qark bërthamës në orbita rrethore të pambyllura. b) Gjatë lëvizjes, elektronet emetojnë vazhdimisht energji në formën e valëve elektromagnetike.Sipas këtij modeli, atomi dilte një sistem i paqëndrueshëm. Duke qenë se gjatë lëvizjes së tij, elektroni lëshonte në mënyrë të vazhdueshme energji, mendohej se pas njëfarë, kohe ai do të binte në bërthamë. Më pas, ky model u përpunua nga Nils Bori (fizikan danez, student i Radhërfordit). Fig. 6 Modeli i atomit të azotit sipas RadhërforditFig. 7 Modeli i atomit të azotit sipas BoritZbulimi i neutronit Në vitin 1932, fizikani anglez Xhejms Çaduik zbuloi neutronin. Para se të zbulohej neutroni, mendohej se, meqenëse në bërthamën e hidrogjenit ndodhej një proton dhe në atë të heliumit gjendeshin dy protone, masa e

