Page 301 - Demo
P. 301
Fig. 1 Eteni përdoret për të përshpejtuar pjekjen e disa frutave, siç është p.sh., banania. Kjo pajisje prodhon eten nga dehidratimi i etanolit mbi një katalizator të nxehtë. Cili mund të jetë katalizatori?KONCEPTE KYÇEAlkenet janë hidrokarbure të pangopura me një lidhje dyfishe në molekulën e tyre. Formula e përgjithshme e tyre është CnH2n.Tabela 1 Emërtimi i alkeneveFormula Emri CH3CH2CH2CH=CH2 Penten-1CH3CH2CH=CHCH3 Penten-2CH3C=CHCH3−CH3Metil-2-buten-2CH2=CHCH2CH=CH2 Pentadien-1,4CiklohekzenKONCEPTE KYÇELidhjet dyfishe C = C përbëhen nga një lidhje e vendosur në pozicion boshtor ndërmjet dy atomeve të karbonit dhe një lidhje π më e dobët, e cila nuk është e vendosur në pozicion boshtor.1. Emërtoni alkenet e mëposhtme.a) CH2 =CHCH2CH3b) CH2=C−CH3 CH3c)2. Shkruani formulat strukturore të alkeneve të mëposhtme.a) hekzen-2b) butadien-1,3c) dimetil-2,3-buten-2PYETJE DHE DETYRASituata e të nxënit:• krahasimi i molekulave të ngopura me molekulat e pangopura;• emërtimi i alkeneve duke marrë parasysh pozicionin e lidhjes dyfishe.Rëndësia e alkeneveÇfarë kanë të përbashkët mushamatë PVC dhe antifriza (kundërngrirësi)? Po shishet prej polietileni dhe ngjitësit (adezivët)? Ashtu si shumë sende të tjera të përdorimit të përditshëm, ato janë prodhuar nga eteni, alkeni më i thjeshtë dhe përbërja organike me përdorimin më të gjerë sot. Eteni, CH2 = CH2, për shkak të lidhjes dyfishe shumë aktive, mund të përdoret si njësi bazë për të përftuar molekula organike komplekse.Në mënyrë të ngjashme përdoret edhe propeni, CH3CH = CH2, edhe pse në një shkallë më të vogël. Këto alkene prodhohen në sasi të mëdha nga proceset e krekingut. Eteni dhe propeni janë dy anëtarët e parë të serisë homologe të alkeneve. Të gjithë anëtarët e kësaj serie përmbajnë një lidhje dyfishe karbon-karbon, C = C. Ata kanë dy atome hidrogjeni më pak se alkani përkatës dhe formula e përgjithshme e tyre është CnH2n. Duke qenë se kanë më pak se maksimumin e mundshëm të atomeve të hidrogjenit që mund të mbajnë, themi se ata janë të pangopur.Për nga vetitë fizike, alkenet ngjajnë me alkanet, me pika vlimi përgjithësisht pak më të ulëta (p.sh., etani 185 K, eteni 169 K, propani 231 K, propeni 225 K).Alkenet emërtohen duke përdorur të njëjtat rregulla të përgjithshme, të përshkruara për alkanet në mësimin 12.3. Kështu, në vend të prapashtesës -an, përdoret -en, shoqëruar me një numër që tregon pozicionin në varg të lidhjes dyfishe. Për shembull, molekula CH3CH = CHCH3 emërtohet buten-2. Edhe pse lidhja dyfishe u përket atomeve 2 dhe 3 të karbonit, përdoret numri më i vogël i mundshëm, 2. Në tabelën 1 janë dhënë formulat dhe emërtimet e disa alkeneve të tjera.293Alkenet 1616.1 Alkenet, emërtimi i tyre

