Page 304 - Demo
P. 304


                                    Situata e të nxënit:• përshkrimi i tipave të ndryshëm të reaksioneve që përfshijnë alkenet;• përkufizimi i termit “adicion elektrofilik”;• paraqitja nëpërmjet diagrameve e mekanizmit të reaksionit të adicionit të bromit në një lidhje dyfishe karbon-karbon; • parashikimi i produkteve të reaksioneve të tjera të adicionit elektrofilik;• reaksionet e alkenve me hidrogjenin.PËRKUFIZIMENë adicionin elektrofilik, një grimcë elektrofile (elektrondashëse) merr elektrone nga lidhja dyfishe. Lidhja dyfishe prishet dhe formohen dy lidhje të reja.1. a) Pse cis-dibrom-1,2-eteni është polar, ndërsa izomeri i tij trans është jopolar?b) Shpjegoni pse ndryshojnë pikat e shkrirjes midis dy izomerëve.c) A paraqet izomeri gjeometrike buten-2, CH3CH = CHCH3? Nëse po, skiconi strukturat e tyre.2. Pse −H −C −C −HBr−H−H−Brdhe−H −C −C −HBr−H−Br−H nuk quhen izomere?PYETJE DHE DETYRAPothuajse të gjitha reaksionet kryesore të alkeneve janë reaksione adicioni. Duke qenë se mekanizmat e tyre janë të ngjashëm me reaksionin me bromin, ju mund të parashikoni produktin e një reaksioni adicioni. Shikoni me kujdes molekulën që po adicionohet tek eteni. Mundohuni të kuptoni se ajo do të ndahet në një pjesë me ngarkesë pozitive dhe një pjesë me ngarkesë negative. Këto dy pjesë do të lidhen në të dyja anët e lidhjes dyfishe.Reaksionet e mëposhtme kanë reaktant kryesor etenin, i cili është alkeni më i rëndësishëm në industri. Reaksionet ku merr pjesë eteni janë reaksione tipike të alkeneve, të cilat janë një seri homologe e studiuar mirë. Shumica e këtyre reaksioneve mund të kryhen në laborator, edhe pse disa prej tyre kërkojnë kushte të veçanta që, normalisht, arrihen vetëm në shkallë industriale. Në industri, eteni prodhohet nga krekingu i fraksioneve të lehta të hidrokarbureve. Në laborator, ai përftohet nga dehidratimi i etanolit.Reaksioni me halogjenëtTashmë e dimë që bromi bashkëvepron me etenin në kushte normale për të formuar dibrom-1,2-etanin. Në mënyrë të ngjashme bashkëvepron edhe klori: CH2 = CH2 + Cl2 → CH2Cl − CH2Cl diklor-1,2-etanReaksioni ndodh në kushte normale dhe produkti i formuar, diklor-1,2-etani, përdoret për të prodhuar kloreten (klorur vinili), nga i cili prodhohet PVC.Reaksioni i fluorit me etenin shoqërohet me shpërthim, ndërsa reaksioni me jodin është mjaft i ngadalshëm.Çngjyrosja e ujit të bromit me ngjyrë të verdhë në portokalli është një reaksion testimi për hetimin e një lidhjeje dyfishe C = C.Mekanizmi i reaksionit të adicionit (shtimit) në një lidhje dyfisheEteni dhe bromi i nënshtrohen reaksionit të adicionit për të formuar dibrom1,2-etanin. Fakti që reaksioni ndodh edhe në errësirë në temperaturën e dhomës, tregon se në të nuk përfshihet mekanizmi radikalar. Mekanizmi përfshin më shumë ndarjen heterolitike se atë homolitike. Molekula e etenit ka 296Alkenet16.3 Reaksionet kryesore të alkeneve
                                
   298   299   300   301   302   303   304   305   306   307   308