Page 310 - Demo
P. 310
Fig. 1 Polietilen me dendësi të ulët dhe polietilen me dendësi të lartë.Fig. 2 Polipropeni përdoret për prodhimin e litarëve, të cilët në dallim nga litarët e prodhuar me fibra natyrore, nuk kalben dhe mund të kenë ngjyra të ndryshme.(a) Polietilen me dendësi të ulët, i përbërë nga shumë vargje të degëzuara, të vendosura në mënyrë të çrregullt. Është kryesisht amorf, me pak zona kristalore, ka forcë tendosjeje të ulët dhe pikë shkrirjeje të ulët. (b) Polietilen me dendësi të lartë, i përbërë nga disa vargje të degëzuara, të vendosura në mënyrë të rregullt, me zona të shumta kristalore. Ka forcë tendosjeje më të lartë dhe pikë shkrirjeje më të lartë.Produkti, poli(eten) ose polietileni, është polimeri sintetik më i zakonshëm. Siç e vërejmë edhe nga skema e paraqitur më sipër, formula empirike e etenit është e njëjtë me atë të monomerit të tij, CH2. Kjo vlen për të gjithë polimerët e adicionit, por jo për polimerët e kondensimit.PolietileniPolietileni u zbulua në vitin 1933. Metoda origjinale përfshinte nxehjen e etenit në rreth 200oC dhe trysni prej 1200 atm në prani të gjurmëve të oksigjenit. Ky është një reaksion radikalar, në të cilin oksigjeni mundëson prodhimin e radikaleve. Për të filluar reaksionin përdoren peroksidet organike, R − O − O − R.Polietileni i prodhuar në këtë mënyrë ka zinxhirë të degëzuar, të cilët nuk mund të paketohen ose ngjishen shumë fort (figura 1 a), prandaj ai shkrihet dhe deformohet me lehtësi. Polimeri zbutet në ujë të valuar dhe shkrin në rreth 105oC.Pjesa më e madhe e polietilenit të prodhuar në këtë mënyrë quhet polietilen me dendësi të ulët (LDPE). Ai përdoret për prodhimin e filmave fotografikë, qeseve plastike, sendeve të përdorimit shtëpiak, ambalazheve të ndryshme kozmetike etj.Një metodë tjetër e prodhimit të polietilenit u zbulua nga Karl Ziegler në fillim të viteve 1950. Ky proces realizohet me përdorimin e katalizatorit dhe në temperaturë e trysni më të ulët (përkatësisht: rreth 60oC dhe 1 atm). Molekulat e përftuara kanë më pak degëzime dhe mund të paketohen (të vendosen) më afër njëra-tjetrës (figura 1 b). Polietileni i prodhuar në këtë mënyrë quhetpolietilen me dendësi të lartë (HDPE). Ai është më i ngurtë dhe shkrihet në temperaturë më të lartë (rreth 135oC) sesa polietileni me dendësi të ulët. Polietileni me dendësi të lartë përdoret për të derdhur sende të ngurta, të tilla si shishe plastike, arka për shishet e qumështit etj.Polipropeni (polipropileni)Propeni, ashtu si eteni, e ka burimin nga nafta e papërpunuar. Ai mund të polimerizohet me procesin Ziegler:C =C −−−−CH3HHHC =C −−−−CH3HHHC =C −−−−CH3HHH−− C − C − C − C − C − C −H−CH3−H−H−CH3−H−H−H−H−CH3−H−Hkatalizator në 600C dhe 1 atmTe polipropileni i prodhuar në këtë mënyrë, grupet anësore CH3 janë të vendosura në mënyrë të rregullt. Vargjet e tij paketohen së bashku, duke prodhuar një material të ngjashëm me polietilenin me dendësi të lartë. Ai përdoret për prodhimin e tendave, litarëve etj. 302Alkenet

