Page 312 - Demo
P. 312
Tabela 1 Polimerët e adicionitPolimeri:emërtimi sistematikpolifenileten politetrafluoreten poli(metil-2-metilpropenoat)poli(propennitril)Polimeri:emërtimi i zakonshëm polistiren PTFE, “Teflon” etj. “Perspex”, akrilik “Akrilan” etj.Monomeri:emërtimi sistematikfenileten tetrafluoreten metil-2-metilpropenoat propennitril Monomeri:formulaC6H5CH = CH2 CF2 = CF2C−COOCH3CH2CH3−=CH2 = CHCNMonomeri:emërtimi i zakonshëmstiren tetrafluoretilen metil metacrilat akrilonitrilVetitë i brishtë (por i lirë) shumë i qëndrueshëm; ka fërkim të ulët dhe është antingjitëstransparent i fortë, ka veti të fibravePërdorimet për prodhimin e lodrave plastike, për izolim etj.për shtresat jongjitëse të tiganëve, si izolator etj.si zëvendësues xhami për prodhimin e tekstileve (si zëvendësues i fibrave prej leshi)Gomat janë elastomerë (polimerë me veti elastike, shih figurën 1). Sot përdoren forma të ndryshme të gomës sintetike, shumica e të cilave janë shumë më të lira dhe më të dobishme se goma natyrale (edhe polimeri natyror vazhdon të përdoret gjerësisht). Goma natyrore është një polimer adicioni, monomeri i të cilit është metil-2-butadien-1,3 (izopreni). Formula e tij është paraqitur në figurën 1. Kur dienet i nënshtrohen polimerizimit të adicionit, një nga lidhjet dyfishe mbetet në polimerin e prodhuar. Struktura e poli(metil-2-butadien-1,3) është paraqitur në figurën 1.Goma natyrore e ka prejardhjen nga pema e gomës, e cila quhet Para. Kur pritet lëvorja e jashtme e trungut të saj, del një lëng si qumësht, i quajtur lateks (figura 2). Ky lëng përmban grimca të vogla gome pezull në ujë. Nga lateksi, duke përdorur si konservues amoniakun, mund të prodhohen disa lloje ngjitësish. Goma e papërpunuar mund të precipitohet lehtësisht nga lateksi, por ajo është shumë ngjitëse dhe e butë. Në vitin 1832, kimisti Çarls Mekintosh (Charles Mackintosh) e përdori gomën për prodhimin e veshjeve të pambukta dhe të papërshkueshme nga uji. Në mot të nxehtë, këto veshje ishin të papërshtatshme, pasi bëheshin ngjitëse. Shtatë vjet më pas, më 1839-ën, kimisti Çarls Gudier (Charles Goodyear) zbuloi vullkanizimin dhe goma u bë me të vërtetë e dobishme për prodhimin e këpucëve, tubave etj. Goma e papërpunuar, kur nxehet në prani të squfurit, bëhet më e fortë, më e ashpër dhe më pak e ndjeshme ndaj temperaturës. Në këtë rast themi se ajo është vullkanizuar. Atomet e squfurit formojnë lidhje midis vargjeve të gomës, siç tregohet në figurën 3.304AlkenetLexim Goma, një polimer natyror adicioni

