Page 315 - Demo
P. 315


                                    b) Propeni bashkëvepron me bromurin e hidrogjenit dhe jep dy produkte të mundshme.i. Skiconi formulat strukturore të dy produkteve.ii. Emërtojini produktet.iii. Tregoni cili është produkti kryesor dhe shpjegoni pse ai prodhohet në sasi më të mëdha.c) Nga bashkëveprimi i bromurit të hidrogjenit me alkenin formohen dy produkte:= −−−CH3CH3H2Ci. Emërtoni përbërjen e paraqitur më sipër. ii. Skiconi formulën strukturore të produktit kryesor të reaksionit.iii. Mbi bazë të cilit rregull përcaktohet produkti kryesor në reaksione të tjera të ngjashme?9. Më poshtë jepen disa energji të lidhjeve kimike.C = C (tek eteni) 598 kJ mol-1C − C (tek etani) 346 kJ mol-1C − H (në përgjithësi) 413 kJ mol-1H − H 436 kJ mol-1Kini parasysh reaksionin e etenit me hidrogjen:C =C −+ H2−−−−H −C −C −HH−H−H−HHHHHa) Çfarë kushtesh nevojiten që të ndodhë reaksioni?b) Sa energji nevojitet për të këputur lidhjet-π në një mol eten?c) Sa energji nevojitet për të këputur lidhjet në një mol hidrogjen?d) Sa energji çlirohet kur krijohen dy mol lidhje të reja C − H?e) Njehsoni ndryshimin e energjisë për reaksionin e veprimit të një moli eten me një mol hidrogjen.10.Alkene të tilla si eteni dhe propeni janë paraqitur si njësi bazë për reaksionet në industrinë kimike organike. Diskutoni këtë fakt duke dhënë shembuj. Cila karakteristikë e veçantë e kimisë së alkeneve i bën ato të përshtatshme për këtë rol dhe pse alkanet janë më pak të përshtatshme?11.Jepen përbërjet e mëposhtme:A hekzen-2 CH3CH2CH2CH = CHCH3B hekzen-1, CH3CH2CH2CH2CH = CH2C hekzan CH3CH2CH2CH2CH2CH3D ciklohekzanCH2CH2CH2CH2H2CH2Ca) Cila përbërje do të çngjyrosë bromin në mungesë të rrezeve të diellit?b) Cila përbërje do të bashkëvepronte me klorin, vetëm në kushtet kur nxehet ose ekspozohet ndaj dritës?c) Cila nga përbërjet do të adicionojë 1 mol hidrogjen për 1 mol përbërje në prani të katalizatorit të nikelit?d)Cila përbërje ka izomerë cis-trans?e) Cilat përbërje janë të hidrokarbure të pangopura?12.Polikloreteni (poli klorur vinili, PVC), i cili zakonisht përdoret për prodhimin e tubave të ujit dhe ambalazhet e ushqimeve, përftohet nga kloruri i vinilit (H2C = CHCl) gjatë një reaksioni të polimerizimit të adicionit.a) Shpjegoni kuptimin e termit “polimerizim”.b) Skiconi një skemë reaksioni për formimin e PVC nga monomeri i tij, duke treguar tri njësi të përsëritura.c) Çfarë karakteristikash duhet të ketë monomeri në mënyrë që t’i nënshtrohet reaksionit të polimerizimit të adicionit?d)Nga cili monomer do të formohej polimeri i mëposhtëm? − CH2 − CH − CH2 − CH − CH2 −−CH2CH3−CH2CH3307Ushtrime përmbledhëse
                                
   309   310   311   312   313   314   315   316   317   318   319