Page 316 - Demo
P. 316


                                    30817.1 FermentimiAlkoolet 17Fig. 3 Model i molekulës së etanolit, i paraqitur në kompjuter.Fig. 2 Pije alkoolike me përmbajtje etanoli, të cilit i është shtuar metanol. Shpesh i shtohet edhe ngjyrues. Një përzierje e tillë është e dëmshme për shëndetin, ndaj nuk duhet të konsumohet.Fig. 1 Maja (tharm) e shumuar në vaskën ku bëhet fermentimi i birrës.Situata e të nxënit:• procesi i fermentimit të sheqerit;• vetitë toksike të alkooleve;• dy metodat e prodhimit të etanolit.KONCEPTE KYÇE Alkoolet janë përbërje alifatike që përmbajnë grupin –OH. Ato emërtohen duke shtuar prapashtesën –ol.Që në periudhat e hershme njerëzit kanë fermentuar lëngun e rrushit dhe mjaltin për të prodhuar etanol, i cili sot njihet me emrin “alkool”. Më poshtë është dhënë reaksioni që ndodh gjatë një procesi fermentimi: C6H12O6(uj) → 2CH3CH2OH(uj) + 2CO2(g)sheqer etanol dioksid karboniKy është një reaksion ekzotermik, sepse gjatë zhvillimit të tij çlirohet energji.Fermentimi alkoolik ndodh në mënyrë të natyrshme në përbërje me përmbajtje sheqeri. Burimet e sheqerit mund të jenë të ndryshme, p.sh.: rrushi (për përftimin e verës), mjalti, gruri i maltuar (për prodhimin e birrës), molla (për prodhimin e mushtit) dhe çdo frutë tjetër që përmban sheqer.Etanoli i prodhuar nga fermentimi është produkt me veti helmuese, ndaj kur përdoret për përgatitjen e pijeve alkoolike, ai distilohet. Kështu, vera distilohet për të prodhuar konjak. Zakonisht, një pije alkoolike përmban 40% etanol.Alkoolet janë toksike (helmuese)Të gjithë anëtarët e serive homologe të alkooleve janë përgjithësisht toksikë. Anëtari i parë i serisë, metanoli, është shumë më toksik sesa etanoli. Ky alkool njihet ndryshe si alkooli i drurit, sepse është përftuar nga distilimi i thatë i drurit. Përdorimi i metanolit, qoftë edhe në sasi shumë të vogël, mund të dëmtojë rëndë shikimin (deri në verbëri të plotë) ose mund të shkaktojë vdekje. Alkoolet me masa molare më të mëdha janë përbërje mesatarisht toksike, me shije të pakëndshme. Etanoli në sasi të vogla është johelmues, por në sasi të mëdha ai dëmton rëndë shëndetin. Prodhimi i etanolitEtanoli është një përbërje kimike e rëndësishme industriale. Ai përdoret si tretës i bojës së shkrimit, parfumit, llakut (ose vernikut), por edhe si lëndë djegëse. Prodhimi i etanolit realizohet në dy mënyra: a) nëpërmjet fermentimit;b) me anë të hidratimit katalitik të etenit. • Nga fermentimi: Etanoli industrial mund të prodhohet nga fermentimi i karbohidrateve, si gruri dhe melasa, të cilat kalojnë në proces distilimi. Përdorimi i kësaj metode është mjaft i rëndësishëm, sepse për realizimin e saj shfrytëzohen burime të ripërtëritshme. Për rrjedhojë, procesi i fermentimit realizohet më së shumti në zonat tropikale, ku lëndët e para (të papërpunuara) sigurohen lehtësisht dhe janë me kosto më të ulët se në vendet e tjera.• Nga eteni: Në vendet ku lëndët e para që nevojiten për procesin e fermentimit kanë kosto të lartë, etanoli prodhohet kryesisht nga hidratimi katalitik i etenit.
                                
   310   311   312   313   314   315   316   317   318   319   320