Page 317 - Demo
P. 317
30917.2 Emërtimi i alkooleveSituata e të nxënit: • emërtimi i alkooleve alifatike dhe aromatike.(b)−CH2OH(a)−CH3OH −Fig. 1 Një fenol dhe një alkool17.2 Emërtimi i alkooleveNë këtë kapitull do të shqyrtojmë përbërjet organike që përmbajnë grupin funksionor –OH. Ky grup i jep veti karakteristike përbërjes organike që e përmban dhe është pjesa më aktive e molekulës.Studimi i karakteristikave të grupit –OH është i rëndësishëm për kimistët, pasi shumë përbërje që e përmbajnë këtë grup funksionor, kanë vlera të rëndësishme industriale dhe biologjike.Grupi funksionor –OH lidhet me atomin e karbonit të radikalit me lidhje kovalente. Përbërjet e hidroksilit alifatik kanë veti të ndryshme nga përbërjet e hidroksilit aromatik. Për këtë arsye ato studiohen si dy grupe të veçanta: përbërjet e hidroksilit alifatik quhen alkoole R–OH (radikali mund të jetë një grup ‘alkil’, i cili rrjedh nga një alkan, alken apo alkin), ndërsa përbërjet e hidroksilit aromatik quhen fenole (Ar-OH).Sipas IUPAC, alkoolet e ngopura emërtohen alkanole. Formula e përgjithshme e tyre është: CnH2n+1-OHNë rastet kur është e nevojshme, formulat e alkooleve shoqërohen me një numër që tregon pozicionin e grupit hidroksil në skeletin karbonik. Kështu, CH3OH është metanol, CH3CH2CH2OH është propanol-1, CH3CHOHCH3 është propanol – 2 dheAlkoolet klasifikohen në bazë të pozicionit që zë grupi funksionor –OH në molekulë (ose lloji i atomit të karbonit: parësor, dytësor, tretësor).Alkoolet që kanë strukturën RCH2OH, ku R është një grup “alkil” ose “aril”, apo hidrogjen, quhen alkoole parësore. Metanoli dhe propanol -1 janë alkoole parësore.Alkoolet me strukturë R1CHOHR2 quhen alkoole dytësore. Një akool i tillë është propanol -2. Alkoolet me strukturë R1R2−COHR3 quhen alkoole tretësore, p.sh: metil -2-propanol -2.Alkoolet parësore, dytësore dhe tretësore kanë aktivitete kimike të ndryshme. Alkoolet klasifikohen edhe në bazë të numrit të grupeve –OH në molekulë. Disa alkoole, veçanërisht ato që përftohen në mënyrë biologjike, përmbajnë më shumë sesa një grup –OH në molekulat e tyre. Ato njihen si alkoole polihidrike dhe emërtohen me anë të prapashtesave: -diol, -triol etj., në varësi të numrit të grupeve –OH që përmbajnë. Për shembull:HOCH2CH2OH etandiol-1,2,HOCH2CHOHCH2OH propantriol-1,2,3.CH3− C − CH3 është metil -2-propanol-2−OH−CH3

