Page 318 - Demo
P. 318


                                    310AlkooletSituata e të nxënit: • ndërtimi i diagrameve që tregojnë lidhjet hidrogjenore midis grupeve -OH;• përshkrimi i shkallës së tretshmërisë dhe pikës së vlimit të alkooleve brenda një serie.17.3 Vetitë fizike të serisë homologe të alkooleve1. Në figurën 1, përcaktoni cila strukturë i përket një alkoolidhe cila një fenoli. 2. Emërtoni përbërjet që kanë strukturat e mëposhtme:a) CH3CHOHCH2CH3H CH3b) H−C − C−CH3 OH OH3. Shkruani formulat e përbërjevetë mëposhtme.a) butan-triol- 1,2,4b) metil-2- pentanol-24. Nga alkoolet që janë dhënë në ushtrimet 2 dhe 3, zgjidhni ato që kanë një grup të vetëm –OH dhe përcaktoni llojin e tyre: parësor, dytësor apo tretësor.−−−−PYETJE DHE DETYRAPërbërjet në të cilat grupi –OH është lidhur në një radikal ciklik aromatik, quhen fenole. Përfaqësuesi më i thjeshtë dhe më i rëndësishëm i këtyre përbërjeve është fenoli (hidroksibenzeni).OH −Fenolet e kanë grupin –OH të lidhur në unazën e benzenit.Me rritjen e serisë homologe, vetitë fizike të alkooleve ndryshojnë.Kështu, grupi –OH ndikon ndjeshëm në vetitë fizike të çdo molekule në të cilën bën pjesë.Lidhja hidrogjenore tek etanoliLidhja hidrogjenore ka një ndikim shumë të madh në vetitë e etanolit. Hidrogjeni krijon lidhje midis grupeve –OH të molekulave të tjera të etanolit, duke rritur kështu forcat e bashkëveprimit ndërmolekular. Lidhje hidrogjenore krijohet edhe midis molekulave të etanolit dhe molekulave të ujit. Kjo shpjegon faktin pse etanoli është shumë më i tretshëm në ujë sesa hidrokarburet (figura 1 c).Etanoli i pastër shfaq një prirje të fortë për të thithur ujë nga atmosfera.Uji i pastër dhe etanoli formojnë një përzierje të qëndrueshme, e cila përmban 95,6% etanol. Ndarja e këtyre përbërësve është e vështirë të realizohet vetëm me anë të distilimit. Për të prodhuar etanol 100% (ose etanol absolut), përdoret një agjent kimik tharës, siç është oksidi i kalciumit, i cili largon pjesën e mbetur (4,4%) të ujit.Figura 2 tregon pikën e vlimit të shtatë alkooleve parësore të vargut normal dhe të shtatë alkaneve të të njëjtit varg. Ndërkohë që seria homologe e alkooleve rritet, ndikimi i grupit –OH bëhet gjithnjë e më pak i rëndësishëm krahasuar me atë të vargut në rritje të hidrokarbureve. Prandaj vetitë e alkooleve me masë molare më të madhe priren gjithnjë e më shumë drejt atyre të alkaneve me masë molare të krahasueshme (shih tabelën 1).
                                
   312   313   314   315   316   317   318   319   320   321   322