Page 319 - Demo
P. 319
31117.3 Vetitë fizike të serisë homologe të alkooleveFig. 3 Substanca që përdoret për shkrirjen e akullit nga xhamat e makinave përmban propanol-2. Ky alkool përzihet plotësisht me ujin dhe e ka të ulët pikën e ngrirjes.Pika e vlimit (në K)Numri i atomeve të karbonit02001003004001 2 3 4 5 6 7 8alkoolealkaneFig. 2 Pikat e vlimit të shtatë alkaneve të para dhe të alkooleve parësore të këtij vargu normal.(a) midis molekulave të ujit(b) midis molekulave të etanolit(c) midis molekulave të ujit dhe etanolitH −O−HO −H −HCH3CH2−O −HO −H −CH3CH2CH3CH2−O −HO −HH−Fig. 1 Lidhjet hidrogjenore tek etanoli dhe ujiKONCEPTE KYÇEGrupi -OH u jep alkooleve qëndrueshmëri më të lartë dhe tretshmëri të mirë në ujë, për shkak të lidhjes hidrogjenore. Me rritjen e skeletit karbonik, ndikimi i grupit -OH zvogëlohet.Tabela 1 Tretshmëria e alkooleve në ujëEmri Formula Tretshmëria në g për 100 g ujëMetanol CH3OH i tretshëm në të gjitha raportetEtanol CH3CH2OH i tretshëm në të gjitha raportetPropanol-1 CH3CH2CH2OH i tretshëm në të gjitha raportetButanol-1 CH3CH2CH2CH2OH 8,0Pentanol-1 CH3CH2CH2CH2CH2OH 2,7Hekzanol-1 CH3CH2CH2CH2CH2CH2OH 0,6Alkoolet si tretësAlkoolet me masë molare të vogël, siç është për shembull etanoli, priren të jenë tretës të mirë si të substancave polare, ashtu edhe të substancave jopolare.Kjo ndodh për shkak të grupit –OH të polarizuar dhe vargut apolar alkilik që ato përmbajnë; për shembull, hidroksidi i natriumit (jonik) dhe hekzani (molekular) treten mirë në etanol. Kjo veti e bën etanolin apo edhe alkoolet e tjera, si metanoli e propanoli, tretës mjaft të dobishëm në industri dhe laborator. Një shembull i tillë është përdorimi i etanolit si bazë për parfumet. Kështu, etanoli tret si vajrat e patretshme në ujë (nga të cilat siguron aromën), ashtu edhe ujin, që përbën pjesën më të madhe të preparatit (parfumit).Lidhja hidrogjenore midis grupeve -OH ndikon gjithashtu në viskozitetin e alkooleve, veçanërisht tek ato që kanë më shumë se një grup –OH në molekulat e tyre. Kështu, etanoli ka një viskozitet prej 1,06 x 10-3 Nsm-2 në 298 K, pothuajse njëlloj si uji.Ndërsa propan-triol-1,2,3 (glicerina) është shumë i trashë dhe ka një viskozitet prej 942x10-3 Nsm-2 në të njëjtën temperaturë. Kjo ndodh për shkak të lidhjeve hidrogjenore midis molekulave të tij, që përmbajnë nga tri grupe –OH secila.

