Page 32 - Demo
P. 32
24Struktura elektronike e atomit2.2 Grimcat përbërëse të atomit. IzotopetSituata e të nxënit:• krahasimi i grimcave përbërëse të atomit.2.2 Grimcat përbërëse të atomit. IzotopetTabela 1 Masat atomike relative të hidrogjenit dhe heliumitAtomi i hidrogjenit Atomi i heliumitNumri i protoneve 1 2Numri i neutroneve 0 2Masa atomike relative 1 4KONCEPTE KYÇENë bërthamën e një atomi ndodhen dy lloje grimcash: • protonet, me masë relative 1 dhe ngarkesë relative +1; • neutronet, me masë relative 1 dhe ngarkesë relative 0.Bazuar në modelin e atomit sipas Tomsonit, Radhërfordit, Çaduikut dhe shkencëtarëve të tjerë, mund të nxjerrim këto përfundime:• Të gjitha atomet përbëhen nga tri grimca të rëndësishme: protonet, neutronet dhe elektronet. • Atomet kanë një bërthamë të vogël me ngarkesë pozitive, përreth së cilës lëvizin në një hapësirë shumë të madhe elektronet.• Në bërthamë ndodhen grimca pa ngarkesë, të cilat quhen neutrone. Masa e një neutroni merret e barabartë me një njësi.• Një elektron është 1840 herë më i lehtë se një proton dhe pothuaj 2000 herë më i lehtë se një neutron. Masa e tij është e papërfillshme.• E gjithë masa e atomit është e përqendruar në bërthamë.• Protoni dhe elektroni kanë ngarkesë të njëjtë, por me shenjë të kundërt. Masa e një protoni merret e barabartë me një njësi.• Në një atom, numri i ngarkesave pozitive (protoneve) është i barabartë me numrin e ngarkesave negative (elektroneve), pra atomi është elektroasnjanës. Në tabelën e mëposhtme jepen disa të dhëna për grimcat përbërëse të atomit. SHËNIMProtonet dhe neutronet që ndodhen në bërthamën e një atomi quhen nukleone. Tabela 1 Karakteristikat e grimcave përbërëse të atomitGrimca Masa atomike e krahasuarNgarkesa Vendndodhja në atomProton 1 +1 bërthamëNeutron 1 0 bërthamëElektron 11840–1 në hapësirën përreth bërthamësFig. 1 Një tufë rrezesh e përbërë nga protone, neutrone dhe elektrone, duke hyrë në një fushë elektrike.fushë elektrike (pllaka me ngarkesë) +rreze e përbërë –nga protone, neutrone dhe elektrone ABCNë natyrë gjenden atome hidrogjeni që kanë një proton, një elektron dhe asnjë neutron. Duke qenë se masa e elektronit është e papërfillshme në krahasim me masat e protonit dhe neutronit, një atom hidrogjeni ka një masë relative të barabartë me një njësi. Në krahasim me atomin e hidrogjenit, atomi i heliumit ka dy protone, dy neutrone dhe dy elektrone, kështu që masa relative e një atomi helium është katër njësi. Kjo do të thotë se një atom helium është katër herë më i rëndë se një atom hidrogjen dhe masa atomike relative e heliumit është 4,0 (tabela 1).Atomet e shumicës së elementeve përbëhen nga tri lloje grimcash: elektrone, protone dhe neutrone. Atomet e disa elementeve përmbajnë grimca të tilla si pozitronet, neutrinet etj., të cilat zbulohen kur këto atome goditen me grimca të tjera. Pozitronet dhe neutrinet janë grimca të paqëndrueshme.

