Page 320 - Demo
P. 320


                                    312AlkooletSituata e të nxënit: • alkoolet mund të veprojnë si uji dhe janë amfotere;• përshkrimi dhe paraqitja e reaksionit gjatë të cilit këputet lidhja O–H;• përshkrimi dhe paraqitja e reaksionit gjatë të cilit këputet lidhja C−O.17.4 Vetitë kimike të alkooleveKONCEPTE KYÇETek etanoli këputet lidhja O–H kur ai vepron me: natriumin, duke çliruar hidrogjen; acide karboksilike duke formuar estere. Në këto reaksione, etanoli sillet si një acid (jep protone), megjithëse është më i dobët se uji.1. Shikoni grafikët e figurës 2 dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Pse pikat e vlimit të alkooleve janë më të larta sesa ato të alkaneve me të njëjtin numër atomesh karbon?b) Pse kur numri i atomeve të karbonit rritet, diferencat midis pikave të vlimit ndërmjet alkooleve dhe alkaneve me të njëjtin numër atomesh karbon zvogëlohen?c) Si mendoni, ku do të priten dy grafikët? Çfarë tregon kjo për vetitë e tyre fizike?PYETJE DHE DETYRANatyra amfotere e alkooleveMendohet se alkoolet e kanë prejardhjen nga uji (H – O – H), ku një atom hidrogjeni është zëvendësuar me një grup alkil (R – O – H). Për këtë arsye mund të themi se alkoolet kanë veti fizike të ngjashme me ujin.Uji është një përbërje amfotere, e cila mund të veprojë si një acid, duke dhënë një proton, ose si bazë, duke marrë një proton.Kur vepron si një acid: H2O → OH– + H+Kur vepron si një bazë: H2O + H+ → H3O+Reaksion i përgjithshëm: H2O + H2O → OH– + H3O+ acid bazëAlkoolet sillen edhe si amfotere:si acid: ROH → RO– + H+si bazë: ROH + H+ → ROH2+reaksioni i përgjithshëm: ROH + ROH → RO– + ROH2+ acid bazëKur një alkool vepron si acid, lidhja O−H këputet. Kur vepron si një bazë, tërheq jonet H+ (protonet) për të krijuar lidhje kovalente në atomin e tij të oksigjenit.Reaksionet karakteristike të alkooleve janë ato të këputjes së lidhjes O–H dhe reaksionet e këputjes së lidhjes R–O. Këto forma të këputjes së lidhjes do t’i studiojmë të ndara nga njëra-tjetra, duke marrë në shqyrtim etanolin si një alkool tipik.Reaksionet gjatë të cilave këputet lidhja O−HReaksioni me natriuminKur në etanol shtojmë një sasi të vogël natriumi, përftohet një masë e qëndrueshme hidrogjeni. Krahasuar me këtë reaksion, ai i natriumit me ujin është shumë më i fuqishëm. Në këtë reaksion, etanoli sillet si një acid i dobët duke lëshuar jonet H+, të cilat janë zëvendësuar me atome natrium. Në këtë rast, shkalla e reagimit tregon se etanoli është një acid më i dobët se uji.
                                
   314   315   316   317   318   319   320   321   322   323   324