Page 324 - Demo
P. 324


                                    316AlkooletFig. 3 Fermentimi i verës në fuçi. Tubi i harkuar i fuçisë shërben për të mbajtur larg bakteret. Ai lejon largimin e dioksidit të karbonit nga vera që po fermentohet, por shmang kthimin e baktereve që mund ta shndërrojnë atë në uthull.3. Parashikoni produktet e formuara nga oksidimi i alkooleve të mëposhtme me dikromat(VI) të acidifikuar.a) Etanoli (produkt i distiluar në çast).b) Etanoli (i ngrohur bashkë me reaktantin për pak kohë).c) Metil-2-butanol-2.d)Butanol-2.PYETJE DHE DETYRAFig. 2 Oksidimi i etanolit përdoret për të zbuluar sasinë e alkoolit të konsumuar nga drejtuesit e automjeteve. Mjeti matës i quajtur “alkoolmetër” përmban një qelizë elektrokimike, në të cilën alkooli oksidohet në një nga elektrodat e kësaj qelize. Sa më i madh të jetë përqendrimi i alkoolit, aq më i lartë është voltazhi i qelizës, që lexohet në matës.Produkti që përftohet nga oksidimi i një alkooli parësor është aldehidi, i cili me oksidim të mëtejshëm kthehet në acid.Në rastet e një alkooli dytësor, produkti i oksidimit është një keton.propanol-2−H − C − C − C −HH−H−OH−H−H−Hpropanoni(keton)−H − C − C − C − H + 2H+ + 2e–H−H=O−H−H−HKetonet nuk oksidohen lehtë, prandaj reaksioni ndalon në këtë pikë. Alkoolet tretësore nuk mund të oksidohen lehtë, sepse ato nuk kanë atom hidrogjeni, i cili mund të largohet nga atomi i karbonit që mban grupin –OH. Mënyra të tjera për të oksiduar etanolinDisa baktere mund ta oksidojnë etanolin deri në acid etanoik (acid acetic). Bakteret (acetobakteret), nëpërmjet ajrit e oksidojnë etanolin në verë, duke prodhuar kështu një tretësirë të dobët të acidit etanoik që quhet uthull. Një shishe vere e hapur kthehet shumë shpejt në uthull për shkak të numrit të konsiderueshëm të këtyre baktereve që gjenden në ajër. Për të ndaluar procesin e oksidimit të mëtejshëm, verës i shtohet alkool me tepricë, duke qenë se bakteret nuk e përballojnë përqendrimin e lartë të etanolit. Vera e trajtuar në këtë mënyrë quhet e fortifikuar.Trupi i njeriut e largon etanolin me anë të oksidimit. Fillimisht etanoli oksidohet në mëlçi si etanal, duke u shndërruar më pas në CO2 dhe ujë. Mëlçia mund të oksidojë rreth 8 g etanol në orë, por nuk mund të përballojë një përqendrim më të lartë të sasisë së tij. Sasitë e tepërta të etanolit mund ta dëmtojnë mëlçinë dhe të shkaktojnë një gjendje të quajtur cirrozë.Djegia e alkooleve Të gjitha alkoolet janë të djegshme. Një shembull i tillë është etanoli:CH3CH2OH + 3O2 → 2CO2 + 3H2OetanolEtanoli ka një flakë të pastër, pa tym dhe ndonjëherë përdoret si karburant (për soba, kaldaja, furra etj.). Në vendet me temperaturë të ulët, përdorimi i etanolit si karburant është i kufizuar, për shkak të kostos së tij, por në vendet tropikale ku kultivohet sheqeri, etanoli prodhohet nga fermentimi e tij dhe del me kosto të ulët. Në Brazil, për shembull, etanoli është një karburant i rëndësishëm (për motorët, makinat), duke qenë se ka një kosto të krahasueshme me atë të benzinës.Një karburant i rëndësishëm është edhe metanoli. Ai ka kosto të ulët dhe mund të përzihet me benzinë për të rritur numrin e oktaneve dhe për të reduktuar ndotjen e mjedisit.
                                
   318   319   320   321   322   323   324   325   326   327   328