Page 326 - Demo
P. 326
318End of chapter questions1. Analizoni përbërjet e mëposhtme.ACH3CH2−C −CH3−OH−CH3B CH3CH2CHOHCH3C CH3OHD CH3CH2CH2CH2OHa) Emërtoni secilën përbërje.b) Cilat janë alkoolet parësore?c) Cilat janë alkoolet tretësore?d)Cilat janë alkoolet dytësore?2. Referohuni përsëri përbërjeve në ushtrimin 1.a) Cila përbërje vepron me natriumin metalik?b) Cila përbërje mund të oksidohet në një aldehid?c) Cila përbërje mund të oksidohet në një keton?d)Kur një alken nxehet me acid sulfurik me përqendrim të lartë, cila nga këto përbërje formohet?e) Cila përbërje ka pikën më të ulët të vlimit?3. Tabela 1 jep disa veti fizike të ujit, etanolit dhe hekzanit.Tabela 1 Disa veti fizike të ujit, etanolit dhe hekzanit Emri ujë etanol hekzanFormula H2O CH3CH2OH CH3(CH2)4CH3Mr 18 46 86Pika e vlimit/°C 100 78 69Dendësia në 273K/gcm–3 1,00 0,79 0,66Tensioni sipërfaqësor në 293K/Nm–17,28 2,23 1,84Jepni shpjegime në lidhje me forcat ndërmolekulare.a) Pika e vlimit të etanolit është më e lartë sesa ajo e hekzanit.b) Dendësia e ujit është më e madhe se ajo e etanolit.c) Trysnia në sipërfaqen e ujit është më e madhe sesa në atë të hekzanit. 4. Një lëng organik A përmban vetëm karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Nga djegia e 0,463 g A u përftua 1,1 g dioksid karboni dhe 0,563 g ujë. Kur avullon, 0,1 g A zënë 54,5 cm3 (0,0545 litra) vëllim në 208°C dhe 98,3 kPa (760 mm Hg) (1 mol i gazit zë 22,4 litra në kushte normale).a) Cila është përqindja e përbërësve të A?b) Shkruani formulën empirike të lëngut A.c) Njehsoni masën molekulare të krahasuar të lëngut A.d) Jepni strukturën e mundshme të izomerëve jo-ciklikë të lëngut A.e) Cilët izomerë veprojnë me natriumin duke dhënë hidrogjen?f) Cilët izomerë reduktojnë dikromatin(VI) e acidifikuar në jonin jeshil Cr3+?5. Shpjegoni pohimet e mëposhtme.a) Butanol-1 është shumë më i tretshëm në 5 mol dm–3acid klorhidrik sesa në ujë.b) Etanoli është më shumë acid sesa metil-2 propanol-2.c) Nga nxehja e butanol-2 me acid sulfurik të përqendruar përftohet një përzierje e tri alkeneve izomerike. Vizatoni strukturat e tyre.6. Diagrami i mëposhtëm përmbledh disa nga reaksionet e propanol-1.tepricë H2SO4 e përqendruar në 170 °CCH3CH2CH2OHCO2 + H2ONaCH3CH2CH2BrCH3COOHPCl5MnO4–/H+H+BACDEFGa) Shkruani emrat dhe formulat e substancave të paraqitura nga A, B, C, D dhe E.b) Shkruani emrat e reaktantëve dhe kushtet e paraqitura nga F dhe G.7. Jepni reaktantët dhe kushtet që do të përdornit për të kryer shndërrimet e mëposhtme. Në shndërrim mund të përfshihet një ose më shumë hapa.a) Etanoli në etanoat etili (duke përdorur etanolin si të vetmin material organik fillestar).b) Etanoli në dibrom-1,2 – etan.c) Eteni në acid etanoik.d) Etanoli në propannitril.17 Ushtrime përmbledhëse

