Page 327 - Demo
P. 327
319Ushtrime përmbledhëse8. Parashikoni strukturën e produkteve organike në reaksionet e mëposhtme.a) Butanol-2 nxehet me manganat(VII) kaliumi të acidifikuar.b) Propanol-2 nxehet me acid sulfurik të përqendruar.c) Metanoli trajtohet me pentaklorur fosfori.9. Për secilin nga alkoolet e mëposhtme shpjegoni se cilat veti të tij e bëjnë të përshtatshëm për përdorimin përkatës.a) Etanoli përdoret për të pastruar sipërfaqet përpara aplikimit të ngjitësve (adezivë).b) Etandiol-1,2 përdoret si një antingrirës.c) Etanoli përdoret si bazë për shumë parfume.d)Uthulla përftohet nga një tretësirë e holluar e etanolit.e) Për t’i ruajtur nga oksidimi, disa fruta priten në copa dhe ruhen në konjak.10.Disa alkoole përdoren si karburant për mjetet motorike. Tabela tregon vlerat e entalpisë (sasisë së energjisë së çliruar gjatë djegies) për pesë alkoole.Alkool Entalpia e djegies kJ mol-1Masa molareEntalpia e djegies/kJ g−1Metanol –715 32Etanol –1371 46Propanol-1 –2100Butanol-1 –2673 74Pentanol-1 –3331a) Vizatoni formulën strukturore të pentanol-1.b) Shkruani barazimet e reaksioneve për djegien e plotë të metanolit dhe të butanol-1.c) Përshkruani prirjen e entalpisë sipas të dhënave të paraqitura në tabelën e mësipërme.d)Në një kopje të tabelës shkruani masat e munguara të formulës.e) Njehsoni sasinë e entalpisë në kiloxhaul për gram (kJ g−1) për çdo përbërje në tabelë.f) Përdorni të dhënat nga tabela juaj për të sugjeruar një avantazh të përdorimit të butanol-1 si karburant automjetesh në krahasim me metanolin.g) Njehso masën e dioksidit të karbonit të prodhuar gjatë djegies së plotë të:i. 1 kg metanolii. 1 kg butanol-1h)Njehsoni masën e dioksidit të karbonit të prodhuar për kJ nxehtësi të çliruar gjatë djegies së:i. metanolitii. butanol-1 i) Krahasoni përgjigjet tuaja me pjesët g dhe h.j) Duke përdorur përgjigjet tuaja në pjesët g, h, dhe i, vërtetoni nëse metanoli ose butanol-1 është një karburant më i mirë dhe shpjegoni pse.k) Sugjeroni faktorë të tjerë (përveç sasisë së energjisë së çliruar dhe sasisë së dioksidit të karbonit të prodhuar) që janë të rëndësishëm kur merret parasysh përshtatshmëria e një substance si lëndë djegëse e një automjeti.11. Përbërja me formulën strukturore më poshtë quhetbuten-2 – ol-1:C =C −−−− CH3HHCH2OHa) Emërto grupet funksionore në buten-2 – ol-1b) buten-2 – ol-1 ekziston si dy izomerë cis-transi. Njëri nga izomerët është shfaqur më sipër. Vizatoni izomerin tjetër.ii. Shpjegoni pse ndodh izomerizmi cis-trans në këtë përbërje.c) Shkruani barazimin e reaksionit të djegies së buten2 – ol-1.d)i. Shkruani formulën strukturore të produktit organik të përftuar kur buten-2 – ol-1 është nxehur në prani të permanganatit të kaliumit.ii. Ç’lloj reaksioni ka ndodhur në pikën i?e) Shkruani formulën e kripës së natriumit të buten-2 – ol-1 dhe sugjeroni si mund të përftohet ajo.f) i. Vizatoni formulën strukturore të brom-1-buten-2.ii. Sugjeroni një reaktant që mund të përdoret, si dhe kushtet e duhura për të shndërruar: buten-2-ol-1 në brom-1 buten- 2 iii. Me çfarë mekanizmi ndodh reaksioni në pikën ii?g) i. Buten-2 – ol-1 vepron me bromin. Parashikoni formulën e produktit organik të formuar.ii. Me çfarë mekanizmi ndodh reaksioni në pikën i?

