Page 329 - Demo
P. 329


                                    Gjatësitë e lidhjeve te benzeniStudimet përmes difraktometrisë me rreze X, tregojnë se benzeni ka molekula planare (të sheshta), në të cilat të gjitha lidhjet C−C kanë gjatësi të njëjtë 0.139 nm.Krahasojeni këtë gjatësi lidhjeje me:gjatësinë e lidhjes njëfishe karbon-karbon te ciklohekzani, e cila është 0,154 nm;gjatësinë e lidhjes dyfishe karbon-karbon te ciklohekzeni, e cila është 0,133 nm.Modeli i Kekules e paraqiste benzenin me dy lloje lidhjesh; njëfishe dhe dyfishe. Në fakt, studimet me rreze X tregojnë se te benzeni të gjitha lidhjet janë me gjatësi të njëjtë. Gjatësitë e lidhjeve te benzeni janë midis gjatësisë së lidhjeve njëfishe dhe gjatësisë së lidhjeve dyfishe.Termokimia e benzenitNe mund të llogaritim vlerën teorike të ndryshimit të entalpisë së formimit të benzenit bazuar në modelin e Kekules dhe ta krahasojmë atë me vlerën eksperimentale, të marrë nga ndryshimi i entalpisë së djegies së tij.Ndryshimi i entalpisë së formimit të benzenit të gaztë është ndryshimi i entalpisë, kur një mol benzen i gaztë formohet nga elementet e tij (karboni dhe hidrogjeni):6C(ng) + 3H2(g) → C6H6(g)Kemi të dhëna:ndryshimi i entalpisë së atomizimit të C(ng) = +715 kJ/ mol atome Cndryshimi i entalpisë së atomizmit të H2(g) = +218 kJ/mol atome Henergjia e lidhjes C = C (mesatare) = 610 kJ/molenergjia e lidhjes C−C (mesatare) = 346 kJ/molenergjia e lidhjes C−H (mesatare) = 413 kJ/mol1. Përcaktoni ndryshimin e entalpisë së formimit të benzenit duke zbatuar hapat e mëposhtëm.a) Llogaritni energjinë e nevojshme për të prodhuar:i. gjashtë mol atome karbon të gaztë nga C(ng);ii. gjashtë mol atome hidrogjen të gaztë nga H2(g).b) Llogaritni energjinë e çliruar kur:i. formohen tre mol lidhje C−C nga atomet e karbonit të gaztë;ii. formohen tre mol lidhje C = C nga atomet e karbonit të gaztë;iii.formohen gjashtë mol lidhje C−H nga atome në fazë të gaztë.c) Përdorni përgjigjet tuaja në pikat a dhe b për të llogaritur ndryshimin e përgjithshëm të energjisë kur formohet një mol benzen i gaztë nga elementet e tij.d)Krahasoni përgjigjen tuaj me vlerën eksperimentale prej +82 kJ/mol.e) Ç’përfundim nxirrni nga rezultatet tuaja: struktura reale e benzenit është më pak apo më shumë e qëndrueshme krahasuar me strukturën e Kekules?PYETJE DHE DETYRANga llogaritjet në pyetjen 1, gjejmë se ndryshimi teorik i entalpisë së formimit të benzenit të gaztë bazuar në strukturën e Kekules është +252 kJ/mol. Kjo është 170 kJ/mol më e madhe sesa vlera eksperimentale prej +82 kJ/mol (d.m.th., më endotermik). Kjo do të thotë që struktura reale e benzenit është dukshëm më e qëndrueshme se struktura e Kekules. Shtesa e energjisë prej 170 kJ/mol quhet energji e çlokalizimit.Fig. 1. Modeli hapësinor imolekulës së benzenit, C6H6KONCEPTE KYÇEBenzeni ka strukturë planare ciklike simetrike, me lidhje karbonkarbon me gjatësi të njëjtë.KONCEPTE KYÇEÇlokalizimi i elektroneve në ciklin e benzenit i siguron atij qëndrueshmëri.PËRKUFIZIMHidrokarburet aromatikequhen ndryshe arene. Ato përmbajnë një unazë benzeni ose një unazë të ngjashme me elektrone të çlokalizuara.32118.1 Hidrokarburet aromatike. Benzeni 
                                
   323   324   325   326   327   328   329   330   331   332   333