Page 33 - Demo
P. 33
25Situata e të nxënit:• përcaktimi i numrit të protoneve dhe nukleoneve në një atom;• kuptimi i termit izotop.1. Kur një tufë rrezesh e përbërë prej protonesh, neutronesh dhe elektronesh hyn në fushën elektrike, ajo ndahet në tri tufa të veçanta (A, B, C). a) Cila nga tufat përmban: i. protone; ii. neutrone; iii. elektrone? b) Pse këndi i devijimit të tufës së rrezeve C është shumë më i madh se ai i tufës së rrezeve A? c) Krahasoni devijimin e një tufe rrezesh alfa me atë të tufës së rrezeve A.PYETJE DHE DETYRA0.0 Heading A Numri i protoneve, numri i nukleoneve 2.3 dhe izotopetAtomet e njëjta kanë numër të barabartë protonesh. Numri i protoneve shënohet me germën Z dhe quhet numër atomik. Ai jep informacion edhe për numrin e elektroneve që ndodhen në atom. Atomet që kanë numër atomik (Z) të njëjtë, shfaqin veti kimike të njëjta.Tërësia e atomeve me numër atomik Z të barabartë formon një element kimik.Numri atomik Z tregon:a) numrin e protoneve;b) numrin e elektroneve;c) vendin e elementit në sistemin periodik. Çdo element kimik përfaqësohet me anë të atomeve të tij. Elemente të ndryshme përfaqësohen nga atomet e tyre, sepse kanë numër atomik Z të ndryshëm. Atomet që kanë numër atomik Z të ndryshëm, shfaqin kryesisht veti fizike e kimike të ndryshme. Ndërkohë, elementet që ndodhen në të njëjtin grup të sistemit periodik, pavarësisht se kanë numër atomik Z të ndryshëm, shfaqin veti fizike e kimike të ngjashme.PËRKUFIZIMENumri i protoneve në një atom shënohet me germën Z dhe quhet numër atomik. Në një atom, numri i protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve.2.3 Numri i protoneve, numri i nukleoneve dhe izotopetPër shembull:heliumi (He) Z = 2, hidrogjeni (H) Z = 1, litiumi (Li) Z = 3, natriumi (Na) Z = 11, klori (Cl) Z = 17. Të gjitha këto elemente kanë veti fizike e kimike të ndryshme midis tyre.Pas një sërë provash të kryera me anë të spektrometrit të masës, të ndërtuar nga Fransis Uilliam Eston (Francis William Aston) në vitin 1919, rezultoi se atomet e një elementi kimik (në natyrë) kishin masa të ndryshme. Pas shumë provave doli se shumica e elementeve kishin atome të tilla.Atomet e të njëjtit element, të cilët kishin masa të ndryshme u quajtën izotope. Të gjitha izotopet e një elementi kanë numër të njëjtë protonesh, numër të njëjtë elektronesh, por numër të ndryshëm nukleonesh, për shkak të numrit të ndryshëm të neutroneve.PËRKUFIZIMENumri i nukleoneve në një atom është i barabartë me shumën e protoneve dhe të neutroneve në bërthamën e tij. Numri i masës së një atomi është i barabartë me numrin e nukleoneve që ndodhen në bërthamën e tij. Izotopet janë atome të të njëjtit element, të cilat ndryshojnë midis tyre nga numri i neutroneve ose nga numri i nukleoneve. Izotopet e një elementi kanë të njëjtin numër protonesh, të njëjtin numër elektronesh, por numër të ndryshëm neutronesh.

