Page 332 - Demo
P. 332


                                    Situata e të nxënit:• krahasimi i reaksioneve midis hidrokarbureve të ngopura, hidrokarbureve pjesërisht të pangopura dhe hidrokarbureve aromatike; • shpjegimi pse benzeni e ka të vështirë t’i nënshtrohet një reaksioni adicioni.Në tekstet e vjetra të kimisë, në emërtimet e derivateve të dizëvendësuar të benzenit, mund të hasni parashtesat orto, meta dhe para. Në këtë sistem emërtimi, për derivatet e dizëvendësuara në pozicionet 1,2 përdoret parashtesa orto, për derivatet e dizëvendësuara në pozicionet 1,3 përdoret parashtesa meta dhe për derivatet e dizëvendësuara në pozicionet 1,4 përdoret parashtesa para. P.sh., tri klormetilbenzenet e treguara më sipër, emërtohen respektivisht si: orto-klormetilbenzen, meta-klormetilbenzen dhe para-klorometilbenzen.Tabela e mëposhtme krahason disa reaksione të ciklohekzanit, ciklohekzenit dhe benzenit.18.3 Heading A Vetitë kimike të benzenitTabela 1 Disa reaksione të ciklohekzanit, ciklohekzenit dhe benzenitReaktanti Ciklohekzani Ciklohekzeni Benzenibrom (në errësirë) nuk vepron bromi çngjyroset, nuk formohet HBrvetëm me bromin nuk vepron. Në praninë e copëzave të hekurit, bromi çngjyroset dhe çlirohet gazi HBr (si tym)permanganat kaliumi (VII) i acidifikuar nuk vepron permanganati (VII) çngjyroset nuk vepronhidrogjen me katalizator nikeli shumë të imëtnuk vepron një mol absorbon një mol hidrogjen në temperaturën e dhomësnjë mol absorbon tri mole hidrogjen në 150°Cpërzierje e përqendruar e acidit nitrik dhe acidit sulfuriknuk vepron oksidohet reaksion zëvendësimi: formohet një përbërje si vaj me ngjyrë të verdhëSiç tregohet në tabelë, benzeni merr pjesë në reaksione adicioni shumë më pak sesa një përbërje e pangopur. Për benzenin, reaksionet e zëvendësimit janë më karakteristike sesa reaksionet e adicionit. Kjo vihet re duke vëzhguar reaksionin e veprimit të benzenit me bromin në prani të hekurit. Gjatë këtij reaksioni çlirohet HBr, që nënkupton një reaksion zëvendësimi në të cilin një atom H është zëvendësuar me një atom Br.Nëse rikujtojmë çlokalizimin e elektroneve π në ciklin e benzenit, është e lehtë të kuptojmë pse reaksionet e adicionit ndodhin me vështirësi. Për shembull, 1. Shikoni tabelën e mëposhtme dhe përgjigjuni pyetjeve.a) A janë të sakta pohimet e mëposhtme?i. Ciklohekzeni adicionon bromin në errësirë.ii. Benzeni adicionon bromin në errësirë. Argumentoni përgjigjen tuaj.b) A merr pjesë benzeni në reaksion: i. adicioni me bromin në prani të copave të hekurit;ii. zëvendësimi me bromin në prani të copave të hekurit? Argumentoni përgjigjen tuaj.c) Benzeni i nënshtrohet hidrogjenimit katalitik aq lehtë sa ciklohekzeni.PYETJE DHE DETYRA324Hidrokarburet aromatike dhe fenoli
                                
   326   327   328   329   330   331   332   333   334   335   336