Page 337 - Demo
P. 337
Katalizatori Rejni nikel është një formë shumë aktive e nikelit me sipërfaqe specifike shumë të madhe. Hidrogjenimi katalitik i benzenit është i rëndësishëm për prodhimin industrial të ciklohekzanit, nga i cili më pas mund të prodhohet najloni.Djegia e benzenitBenzeni digjet në ajër me një flakë të dukshme dhe të shoqëruar me tym. Kjo lloj flake është karakteristikë e të gjitha hidrokarbureve që përmbajnë përqindje të lartë të karbonit. Benzeni ka përmbajtje të lartë oktani (një nga përbërësit e benzinës), por përdorimi i tij është rreptësisht i kufizuar për shkak të toksicitetit të tij. Figura e mëposhtme tregon në mënyrë të përmbledhur disa reaksione të rëndësishme të benzenit.1. Nëse një mol benzen bashkëvepron me një mol hidrogjen, një e treta e benzenit shndërrohet në ciklohekzan dhe pjesa tjetër mbetet pa vepruar. Mund të presim të formohen disa përbërje, si ciklohekzadienidhe ciklohekzeni, por kjo nuk ndodh. A mund të shpjegoni pse nuk formohen këto produkte?PYETJE DHE DETYRACl2 /AlCl3zëvendësimzëvendësim adicionzëvendësim−NO2 −RCl−H2 /Rejni nikelR Cl /Al Cl3HNOH 3 i përq.2SO4 i përq<55°C.Fig. 1 Disa reaksione të rëndësishme të benzenitFig. 2 Benzeni shtohet në benzinë për të rritur numrin e oktanit. Megjithatë, përdorimi i tij është i kufizuar në më pak se 1% të përzierjes për shkak të toksicitetit të tij.32918.6 Reaksione të tjera të rëndësishme të benzenit

