Page 34 - Demo
P. 34
26Struktura elektronike e atomitSituata e të nxënit:• identifikimi i izotopeve nëpërmjet spektrit të masës;• njehsimi i numrit të neutroneve të çdo izotopi që formon një element kimik;• njehsimi i masës mesatare (relative) të një elementi, bazuar në masat dhe përqindjet natyrore të izotopeve të tij.Numri i nukleoneve dhe masa mesatare (relative) e një atomiFigura 1 tregon spektrin e numrave të masave të dy izotopeve natyrore të elementit bakër. Në këtë spektër vërehet se atomet e bakrit kanë masa të ndryshme (pra dallohen dy lloje atomesh bakri: atome bakri me masë 63 dhe atome bakri me masë 65), të cilat formojnë dy izotope natyrore. Këto izotope e kanë të njëjtë numrin atomik Z = 29 dhe ndryshojnë midis tyre nga numri i masës, pra nga numri i nukleoneve, për rrjedhojë, edhe nga numri i neutroneve.Duke ditur numrat e masave A1 dhe A2 dhe numrin atomik Z, mund të njehsojmë numrin e neutroneve për secilin izotop:a) N1 = A1 – Z N1 = 63 – 29 = 34b) N2 = A2 – Z N2 = 65 – 29 = 36Meqenëse të dyja izotopet e bakrit e kanë të njëjtë numrin e elektroneve në mbështjellën e tyre elektronike, themi se ato kanë veti kimike të njëjta. Duke ditur se vetitë fizike varen nga masa e atomit, del se këto izotope kanë veti fizike të ndryshme. Nga matjet del se izotopi i bakrit me numër mase 63 ka dendësi dhe pikë shkrirje më të ulët se ai me numër mase 65. Në sistemin periodik, të dyja izotopet e bakrit ndodhen në një kuti. Në mënyrë simbolike, izotopi i një elementi paraqitet si më poshtë: Njehsimi i masës atomike të krahasuar të një elementiMasa atomike e krahasuar e një elementi njehsohet duke mbledhur vlerat e produktit të përqindjeve të secilit izotop me masën e tij. Duke ditur numrat e masës dhe përqindjet e izotopeve natyrore të bakrit, masa atomike relative (Ar) e këtij elementi njehsohet si më poshtë:Ar = C% × 63 + C% × 65 = 63,9 njësi karbonikeTabela 1 Përcaktimi i numrit të nukleoneve dhe protoneve në izotopet e bakritNumri i nukleoneve →Numri i protoneve →6329 Cu6529 CuNumri i protoneve dhe i neutroneve 63 65Numri i protoneve 29 29Numri i neutroneve 34 36Numri i elektroneve 29 29SHËNIMSimboli i numrit të nukleoneve (ose numrit të masës) është A, ndërsa simboli i masës relative është Ar.1. Shkruani simbolet e izotopeve për: a) klorin me numër mase 35 dhe 37 (Z = 17); b) natriumin me numër mase 23 (Z = 11); c) jonin e aluminit me numër mase 27 (Z = 13); d)jonin e oksigjenit (A = 16, Z = 8).2. Njehsoni numrin e protoneve, neutroneve dhe elektroneve në atometdhe jonet e mëposhtme. a) 115B b) 8135Br c) 20983Bi2+ d) 3115P3–3. Bazuar në figurën 1, njehsoni masën atomike relative të bakrit.PYETJE DHE DETYRAFig. 1 Spektri i numrave të masave të izotopeve natyrore të bakrit Përqindja Numri i masës së izotopeve7654321061 62 63 64 65 66 67

